Amarda Ekmeçiu: Lermë të vdes e të ngjallem përsëri
Lermë të vdes në krahët e tu
Sërish do t’i çel sytë
Si sythet e Majit
Kur si laureshë të puhitem mbi gushë
Të këndoj, të këndoj, të këndoj melodinë e gëzimit tënd, me zemrën e një zogu…
Lermë të vdes e të ngjallem përsëri
Frymëzim i ditës, që nis e mbaron me
Fjalët e altarit të bardhë
Dritë, që buron prej këmbëve të zbathura të një fëmije, harruar nën lëkurë…
Lermë të vdes e të zgjohem syth në krahët e tu
Maji im…
Please follow and like us: