Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Laze: Aforizma & paradokse

  1. Pranoj të më zhgënjejë shpresa se të shpresoj te gënjeshtra.
  2. Të jesh besnik në politikë nuk mëson gjë tjetër veç kafshimit.
  3. Sëmundja më e rrezikshme është ajo që ka pamje të shëndetshme.
  4. Ata që më trajtojne si gomar i hedh nga kurrizi te paret.
  5. Nuk urrejmë ata që na bëjnë keq, por ata që i bëjnë mirë vetes.
  6. Të votosh poshtëruesin tënd do të thotë të zgjasësh poshtërimin.
  7. Kur përpiqesh të bësh të tjerët si vetja, do bësh veten si të tjerët.
  8. Ligësia e të zgjuarit është më e dëmshme se zgjuarsia e të ligut.
  9. Në këtë vend bëhesh gjithçka. Mjafton të jesh pak maskara Bio.
  10. Bota i njeh si prostituta. Ne i quajmë me respekt analistë politik.
  11. Amnistia fiskale është t’i falim vetes paratë që vjedhim nga ju.
  12. Punë e vështirë është të bindësh gomerët se kanë të drejtë.
  13. Mashtruesin e njoh. Pres zgjedhjet të mësoj përqindjen e të mashtruarve.
  14. Nëse dukeni më i ri se jeni, do të thotë se akoma nuk jeni pjekur.
  15. Më pëlqejnë emisionet për kafshët. Aty mësoj më shumë për veten.
  16. Edhe ai dashi që tha se populli është dele, fatin e deleve pati.
  17. Mos mallko. Voto kundër të mallkuarit të shpëtosh nga mallkimi.
  18. .Në satira shkruaj ato gjëra që me idiotët nuk i ndaj në biseda.
Please follow and like us: