Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Dëmi i xhunglës internetike nga skuthët e mediave shqiptare

…shqiptarë të respektuar, anembanë dhe gjithandej, mendoj se për momentin xhungla internetike dhe skuthët e mediave janë duke na sjellur më shumë dëm sesa… politikat dhe partitë, mendoj se është moment kyç në historinë e gazetarisë shqiptare, le t’jetë ky fund i çerek-shekullit XXI diç si momentum historik për t’u thënë STOP matrapazëve të Internetit shqiptar, njëherë e përgjithmonë, mos u hutoni vetëm pas politikanëve, nuk janë të pafajshëm ata, s’jam duke thënë se na qenkan engjëj, por siç e dimë ata s’ia bëjnë as gëk pa mediatikët, për momentin xhungla internetike dhe skuthët e mediave janë duke i sjellur më shumë dëm Shqipërisë dhe Kosovarlushës… sesa ngërçi, amullia e politikanëve, të gjithë e dimë si funksionon ingranazhi i forcave “motorike”… si metaforë analoge e dimë po ashtu si janë të “lidhura” dhe ingranazhet, dhëmbëzoret e politikës-mediatikës, e dimë ku shkon paraja, i pasur ishte dhe Al Capone… por derisa me njërën dorë e mbante lugën, në tjetrën e mbante revolen dhe mund të vriste, pa i ngritur as sytë… 100% gjakftohhtë, e dimë si funksionojne oligarkia, kleptokracia politike e shoqërisë, si reflektim mediat janë pasqyra jonë, apo jo – andaj shihni veten për një çast, shihni si reflektohet “imazhi juaj”, si zë i lirë apo si zë i ngjirur, zëri juaj do ju thotë gjithçka, reflektoni pakëz se kush janë skuthët e zhurnalistikës, duket e pabesueshme por nuk është, edhe pse 100% apolitikë… në gjysmëfundin e gjysmës së shek. XXI mua më “shurdhojnë”, më censurojnë skuthërisht madje dhe portalet virtuale (më pranojnë për ca kohë, sapo filloj t’ua “kritikoj këlyshët” e tyre politikë (është e vërtetë simpatitë e tyre politike ua “përqesh” ndonjëherë), sakaq më “shurdhojnë”, shtiren gjoja portale serioze të politikës : )

(mund ta dëshmoj dhe me fakte të palëkundshme, betohem në nderin dhe në gjithçka të shenjtë e të shtrenjtë që kam, thjesht le t’ma kërkojë ndokush seriozisht – një rresht emaili i sinqertë… dhe nëse s’ju sjell fakte, pastaj ju do dini vetë si t’më “linçoni” : )

Please follow and like us: