Albspirit

Media/News/Publishing

Faksimile e denoncimit të instrumentistit shkodran, Xhevat Lishi

Kush ishte personi që ndikoi në dënimin e instrumentistit shkodran, në Burrel, Xhevat Lishi?

Xhevat Lishi lindi më 1933, në Shkodër. Më 24 nëntor 1978, me vendim nr. 65, Gjykata e Matit e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” dhe e dënoi me 6 vjet burg.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 116-17

—————————

Proces – Verbal i pyetjes së dëshmitarit

Sot më datën 15.7.1978 në qytetin Burrel, unë hetuesi Jani Kolezi i D.P. Brendshme Mat mar në pyetje si dëshmitar Ilir Yzeiri.

1. Emëri, emëri i babës, mbiemri Ilir Asllan Yzeiri

2. Viti dhe muaji i lindjes 1957

3. Arsimi 12 klasë (të mesmen)

4. Vënd banimi në lagjen “Pjetër Budi” Burrel

5. Detyra kamarier N.T.SH. Burrel

6. Antarësia në parti anëtar B.R.P.SH.

7. A është i dënuar jo i dënuar

8. Nr. letër njoftimit nuk kam me vehte

9. Marrëdhëniet me të pandehurin shoqëri

Hetuesi më paralajmëroi mbi përgjegjësin penale në bazë të nenit 220 të K.P. për dëshmi të rreme.

Firma e dëshmitarit

Ylir Yzeiri

Në lidhje me çështjen mund të them sa më poshtë:

Unë punoj si kamarier në restorant “Tirana” Burrel. Në vitin 1976 kam mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme dhe kam filluar stazhin në punë. Në kohën kur jam aktivizuar për herë të parë në grupin e valleve në pallatin e kulturs në Burrel në vitin 1975 jam njohur për herë të parë me të quajturin Xhevat Lishi me punë në këtë pallat si instrumentist. Në përgjithësi me këtë person kam patur shumë pak shoqëri dhe në përgjithësi me të kam zhvilluar biseda shoqërore, rast pas rastit për probleme pune. Kur kam kërkuar të vazhdoj…

Fleta e parë

…por dua të them se gjatë kohës që njihemi me Xhevatin, atë e kam njohur si njeri i çrregullt, llafazan, gjaknxehtë, i padisiplinuar dhe grindavec. Proces-Verbali pas u shkrua, mu lexua, janë thëniet e mia të shkruar drejtë dhe i firmos. Dëshmitari: Ilir Yzeiri Hetuesi: Jani Kolezi

Fleta e dytë

Ballafaqimi para hetuesit të Xhevat Lishit me Ilir Yzeirin.