Albspirit

Media/News/Publishing

Dalinë Arifi: Fustani i nanës

Ma dha fustanin nana me e vesh.

Ish i rand, shumë i rand!

Nga pesha e vujtjeve të saj

S’mujta me bart ma.

Fort m’dhimti zemra e nisa me u thinj para kohe

*

Eh nana paska kalu kohrat ma të vështira!

Paska sakrifiku për me na rrit

Na prapë nuk ja dim hekat asaj.

Fort mi ranoj supet fustani nanes.

E hala peshën po ia ndjej…

Edhe pse se kam vesh ma.

*

Nana e mbante këtë fustan vesh

E prap ka mujt me buzeqësh…

Please follow and like us: