Marash Mirashi: Dy kryqe
Të dielën
ti pikturove portretin tënd abstrakt
me dy kryqe,
e palose katërsh
dhe e fute në një kuti
transparente.
*
Në mbrëmje, portreti yt me dy kryqe
mbërriti në qytet
ku politikanët
duartokasin talentin tënd të pazakontë
falë të cilit
ata ushtrojnë të drejtën
për të jetuar në luks.
*
Në orët e vona të natës
ti pikturon një pikëpyetje
dhe fle gjumë
me ëndërra të mundimshme.
*
Në mëngjes
zgjohesh me kryqin mbi shpinë
që ia pikturove vetes.
Ti pikturon dy kryqe
me një lehtësi të çuditshme
në një letër të madhe
ku për për ironi
arti yt
mbetet anonim.
Please follow and like us: