Zanë Mali: Neni i fundit mbi lëkurë
Ti më lexoje ligjin
jo në letër
mbi kofshët e mia të hapura si dy kufij
ku Kosova s’tregohej me harta
por me etje.
*
Kushtetuta më varej në qafë
si zinxhiri yt i fjalëve të pathëna
dhe ti
me gjuhë Skënderbeu
ma shpalle betimin në rrënjë të qimes.
*
Unë u nënshkrova me lëng
mbi çdo nen që s’e kupton as gjykata
veç gjaku im i ngrohtë që e ndjen ligjin
kur më shtrin në aktin e dhunshëm të lirisë.
*
Më quaj republikë
më pushto me të drejtë natyre
jam trualli yt në përshpirtje
flamuri që vetëm ti e mbështjell kur djersin.
*
Neni i fundit mbi lëkurë
trupi im është betim
shpirti im pranon një ushtar
je ti ai me sy historie
që më shenjtëron në emër të Kombit.
Please follow and like us: