Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: Ditë e mërzisë virtuale

Unë nuk jam poet i instagramit

Njerëzit në instagram

Gjithmonë më janë dukur gënjeshtarë

Ta bëjnë like pa të lexuar

Të pafytyrët

*

Unë kam mijëra followers

Dhe sot s’kam folë me asnjë njeri

Merreni me mend çfarë vetmie e madhe

*

Gruaja që dashuroj

Më nuk është online

*

Ajo u arsyetua se ne

Nuk jemi më të lidhur

Edhe pse unë e kontrollova Wi-Fi-në

Dhe çdo gjë ishte në rregull

*

Nuk vonoi shumë dhe ajo

Postoi një porosi të vjetër të Shopenhauerit

“Merrni më pak kënaqësi, nëse doni më pak dhimbje”

*

S’e di pse papritmas

Më lind dëshira ta vras dikë që s’e njoh

Të panjohurit gjithmonë më janë dukur të rrezikshëm

*

Krejt në fund

Një gazetar i kulturës më pyeti

Çfarë jeni duke lexuar kohët e fundit?

Komente n’instagram

i thashë