Mimoza Zymeri: Si një qiri
Si një qiri
Ngadalë-ngadalë
Jeta më ka shkrirë.
*
Nuk ka mbetur asgjë
Jam bërë shkrumb e hi.
*
Ditët rrjedhin pa zhurmë
Si rëra ndër gishta
Ndjenjat treten
Si tymi në erë.
*
Kujtimet zbehen një nga një
Portrete që koha i tretë
Si gjurmë në borë
Që shkrijnë nën diellin e fshehtë.
*
Kam pritur një dritë në terr
Një zë që thyen heshtjen
Por nata është e gjatë
E zgjimi është larg.
*
Prapë
Në zemër më ndizet një shkëndijë
Që më thotë
Edhe hiri fsheh zjarr.
*
Ndoshta nga ky shkrumbim i heshtur
Do të rilind përsëri.
Please follow and like us: