Artan Xh. Duka: U thye akulli!
Vendnumёro!
11 maji ishte njё tjetёr vendnumёro demokratik teksa dёshmoi sёrisht fatalitetin e tё “fortit” tё pёrjetshёm nё politikё. Ndonse shumica e do ndryshimin, ajo po i ndruhet atij e nuk bёn fajde as “lodhja” nga pushteti e as prania e alternativёs nё votim. Megjithёse ligji klientelist e diskriminues i 2008 e “hipnotizon” votuesin drejt sё keqes mё tё vogёl, ai nuk e pamundёson rrotacionin apo ngjizjen e sё resё nё politikё. Por, sa kohё zgjidhet e keqja mё e vogёl nё kurriz tё sё mirёs tё mundshme, tranzicioni qё qahemi aq shumё e qё sё pari ёshtё evoluim e emancipim demokratik, do tё vijojё.
Inercia historike pas tё “fortit”, “besa” e votёs, manipulimi politik me tё shkuarё etj, janё ende faktor pas dekadash demokraci. Ato rrezikojnё t’i kalojnё “pajё” sё ardhmes e sa kohё gara zgjedhore mbetet mes sё vjetrave, qytetari humbet pa dallim. 11 maji nuk bёn pёrjashtim dhe gjithshka nis nga e para.
Pёrtej broҫkullave “jeni ju pa jemi ne”, “sovrani” etj, fitues i vetёm mbetet politika e tranzicionit. Sёrisht prona do nёpёrkёmbet, qytetarёt do diskriminohen ligjёrisht, turizmi do na bёjё tё huaj, natyra do tё betonizohet, qytetarёt do tё ikin, varfёria do tё shpёrfillet me statistika mesatare, pensionisti do telendiset etj.
Jo punё emrash!
Fati zgjedhor i PS e PD nuk ёshtё punё emrash por i “shkruar” nga e shkuara. PS, me apo pa Ramёn, mbetet shumicё sepse ndryshe nga PD, nuk zgjodhi flamurin e revanshizmit (pёrjashto episodet pas ardhjes sё Ramёs) dhe tё paktёn nё dukje njeh vlerat e LANҪ e punёs nё socializёm qё prekin “tela” tek shumica nё vёnd. Dallimi mes tyre ёshtё tek e shkuara se sa pёr tё ardhmen, “telekomandohen” njёlloj nga Perёndimi!
PS ёshtё parti fituese nё “gen” ndaj edhe Rama kaloi “ylberin” e shkoi atje pёrndryshe, sikur tё merrte “ҫelsat” e PD do tё ishte humbёs serial me tё. Qasja ndaj sё shkuarёs ёshtё premisё pёr popullaritet e kёtё partitё e reja duhet t’a kenё parasysh.
Administrata e fryrё, patronazhistёt, investimet hamёndёse, lejet, amnistitё, tё djathtёt e rilindur etj, mbase shtuan ca vota pёr Ramёn por shumica qё voton PS e bёn pёr inerci historike e Rama bёn mirё tё mos e marrё kёtё tё mirёqёnё kur pёrflet tё shkuarёn vёnd e pa vёnd.
Tok nga halli
Berisha e PD janё bёrё qepaze sa herё humbasin zgjedhjet me avazin e “vjedhjeve”, sokёllimat “ujё tё zi” etj absurde nё vёnd qё tё hedhin njё sy nga pasqyra. Tersi i PD mbetet Berisha qё me trashёgiminё qeverisёse e qasjen revanshiste ndaj sё shkuarёs, edhe pa non-gratat e botёs, ka pas shpine non-gratёn e shumicёs nё vёnd. E di ndaj e futet nё zgjedhje duke e ditur se nuk fiton por thjesht pёr potere pёr “vjedhjen” e faktorizim me pahir.
Berisha duhej tё japi dorёheqjen, pavarёsisht sa e merituar fitorja e Ramёs pёr tё cilёn ka institucione, gjykata e botё qё vulos. Mbase kujton Ramёn e 2009 me sezonin “Hap kutitё” e bёn qёndrestarin e “misionarin” e votёs sё lirё sepse e di se pa kredo politike, harrohesh por ndoshta jo nga SPAK!
Vetё Ramёs i leverdis Berisha pёrballё. Bie nё sy pёr mirё. E me tё dy rrotull, ndryshimi, besimi e shpresa pёr ndryshim veniten dhe me autokracinё normalitet, “tavani” bie e zё poshtё pa dallim.
Tё dy janё bёrё bozё e dikush pranё t’ua thotё. Edhe nёse mandatet nuk kufizohen me ligj apo status partiak, prapё ka njё sens mase kur je majё “fikut” e me preҫedentin e moshapjes sё krahut hipokrizinё e “lojёs” sё hapur pёr gjithshka pёrveҫ karrikes sё tyre, Rama e Berisha po shkurajojnё risinё politike e ndryshimin sikurse edhe 11 maji tregoi.
Sa herё apo qysh fiton!
Vota u shndёrrua nё farsё pas 2008 me “listat” e fitores nё tavolinё. Rama mbase do tё kujtohet si kryeministri mё jetёgjatё por me “asteriks” sepse nuk fitoi asnjёherё ballё pёr ballё dhe kjo do tё zbehё trashёgiminё e tij.
E bёnё ligjin e 2008 pёr ego, interes, ua kёrkuan tё tretё – perёndimi si garanci pёr reforma e vijimёsi gjeopolitike apo biznesi i madh pёr siguri investimesh etj, ajo qё dihet ёshtё pёrmbysja e raportit deputet-votues. I votuari “poshtё” nga “sovrani” bёn si i rёnё “lart” nga qielli me rrjedhojё karshillёkun, arrogancёn e autoritarizmin pafre nё politikё.
Afёrmёndsh PD e PS nuk bёjnё “hara-kiri” duke kthyer mazhoritarin ndaj mbetet detyrim historik i partive tё reja pёr tё ngulmuar nё reformim rrёnjёsor tё ligjit zgjedhor dhe ftuar qytetarin nё kёtё rrugёtim. Zgjidhja nuk ёshtё arnimi i 2008 por kthimi i mazhoritarit pёr tё cilin partitё e vogla nuk janё ndjerё deri tani ndaj dhe nuk bien nё sy. E kur fiton ballё pёr ballё, nuk bёhesh bozё edhe kur fiton pёr tё satёn herё.
Shi a breshёr apo ditё me diell!
Partitё janё nё konflikt interesi me hartimin e ligjit zgjedhor ndaj nevojitet referendum. Nga sistemi zgjedhor, mbёshtetja buxhetore pёr partitё e fushatat (pse janё kuotat?) etj me partitё e reja promotorё.
Qё tё bien nё sy ato duhet tё bashkohen sepse kauza e rregullave tё lojёs nё demokraci tejkalon kauzat ideologjike por, aq sa rёndёsi ka zotimi pёr tё ardhmen ka edhe qasja ndaj sё shkuarёs qё nuk ёshtё bardhё e zi. Bota i ka sheshit mbretёr e perёndorё qё vranё e prenё ndёrkohё qё tek ne politika ka ndroje tё zёrё heronjtё me gojё.
Ajo qё pritej me kёrshёri mё 11 maj nuk ishte fitorja e Ramёs por fati i partive tё reja. Rama tejkaloi ҫdo parashikim me Berishёn nё pikiatё ndёrkohё qё simbolikisht partitё e reja futёn njё kёmbё tek dera pavarёsisht se vota nё masё nuk shkoi tek ndryshimi por monotonia, jo tek i urti por i forti, jo tek ecja para por koka pas, jo kohezioni por ndasia e etiketimi mes nesh etj.
Ajo qё befasoi ishte mbёshtetja ende masive pёr PD e Berishёs pavarёsisht non-gratave zyrtare e popullore pas e kjo tregon se qytetaria ka ende nevojё pёr kohё tё vёrё pika mbi “i”. Qytetaria e presioni i votuesit pёr standarte nё politikё janё kyҫ pёr normalitet demokratik dhe sa kohё Berisha ka atё popullaritet qё ka, pavarёsisht sё shkuarёs dhe sa kohё votohet Rama qё ka e ҫuar lart stekёn e padrejtёsisё me ligj e karshillёkut ndaj tjetrit, nuk kemi gjё nё vijё e nuk ka BE qё ngushёllon.
Qytetari nuk i detyrohet “besnikёri” politikanit tё tranzicionit. Pёrkundrazi, janё ata borxhli tek ai pёr prapakthimet, vonesat, dramat etj nё kurriz tё dinjitetit qytetar, interesit kombёtar e ёndёrrёs europiane. Berisha me demokracinё e Rama me socializmin njёsohen vetёm nga “etiketa” ndaj dhe harresa, kandisja nga ҫorba e prishur, “burrёria” e “besa” ndaj “tёndit” qё tё ha mishin por tё lё kockёn, qasja pёr “inat tё vjehrrёs” etj, qё shpien vota pёr kulte e idhuj grotesk, nuk ёshtё qytetari e veҫ zgjat tranzicionin edhe me etiketё tё BE.
Partitё e reja, sado me gishta dore nё Kuvёnd, kanё mundёsinё tё tregojnё sa vlejnё. Ta nisin me bashkimin mes tyre e ftesёn ndaj deputetёve tё listave tё hapura nё PS e PD pёr zё ndryshe nga mё parё nё Kuvёnd sepse pas 11 majit tranzicioni mbijetoi dhe gjithshka nis nga e para.
Misioni i partive tё reja duhet tё jetё normaliteti demokratik ku qytetari nuk lloiset mё mes shiut e breshёrit se ka “ҫadёr” sistemin. 11 maji nuk solli ndryshimin e pritur por me partitё e reja nё Kuvёnd u hodh fara e tij.