Angjelin Përlocaj pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës
Koreografi dhe artisti francez i njohur ndërkombëtarisht, me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada shqiptare në Francë.
“Sot është një ditë e jashtëzakonshme për botërisht të famshmin koreograf dhe artist francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, i cili do të pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Ky është gjithashtu një moment i madh krenarie edhe për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare. Ceremonia speciale, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 21 maj 2025, në Kupolën madhështore, prestigjioze dhe historike të Institutit të Francës (Institut de France). Në përfundim të seancës, Angjelin Preljocajt do t’i dorëzohet Shpata e Akademikut e krijuar posaçërisht për të nga Constance Guisset, artiste designer e njohur franceze me famë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.