Fritz Radovani: Turpi edhe përsëritet! 9 Qershor 1973
PAPA GJON PALI II… PËRBALLË GJERGJ KASTRIOTIT N’TIRANË KA THANË ME 25 PRILL 1993:
“Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohtë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjes”.
Muzeut ateist në Shkodër, ishte “I vetmi në botë” dhe, as sot nuk kemi një studim të plotë, që përveç ideatorëve të Byrosë Politike të PPSh, Populli Shqiptar nuk di as qëllimin dhe as funksionin që ka krye ai muze antinjerzor dhe antikombëtar, i hapun në qëndren historike të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Ai muze ateist u ndërtue mbi gropat pa shenja dhe emna të të vramëve dhe të mbytunve nga Sigurimi i Shtetit barbar komunist, që ashtu si hapi atë “Muze i vetmi në botë, ashtu edhe ka krye GJENOCIDIN KOMUNIST TË VETMIN NË BOTË”! Sot, flasin arkivat!
Ky gjenocid antinjerzor asht krye me mjetet ma të dhunshme dhe të mnershme kunder Popullit dhe Klerit Katolik Shqiptar, që në këte kohë duhet të na rikujtojnë Martirët e Mëdhaj që dhanë jetën e vet, për një Ideal Fetar dhe Atdhetar të pavdekshëm dhe të Përjetshëm.
Sot kujtojmë:
Imzot Ernesto ÇOBA (1913 – 8 Janar 1980); Ipeshkvi i Dioçezit Shkoder.
Don Marin SHKURTI (1933 – 1 Prill 1969);
Don Shtjefen KURTI (1898 – 20 Shtator 1971);
Don Anton DOÇI (1915 – 1973);
Don Mikel BELTOJA (1935 –10 Shkurt 1974);
Don Prekë NIKÇI (1921 – 15 Mars 1974);
Don Mark HASI (1920 – 11 Shtator 1981);
Don Zef BICI (1919 – 10 Maji 1968);
Don Mark DUSHI (1920 – 10 Maji 1968);
Don Lazer JUBANI (1925 – 29 Korrik 1982);
Don Lec SAHATÇIJA (1906 – 4 Prill 1986);
Don Nikoll GJINI (1911 – 1987);
Imz. Lazer SHELDIJA (1928 – 10 Shtator 1988);
Don Pjeter GRUDA (1922 – 13 Janar 1989).
E sa e sa të pranguem persa vite në burg dhe tortura.
(1944 – 1989) Gjenocidi ka vra dhe zhdukë 66 klerikë katolikë në Shqipni dhe ka zhdukë gjithsejt 103 Klerikë të Nderuem.
Mbas 1967 të burgosun dhe të dënuem me shumë vite punë të randë, janë 23 klerikë të besimit Katolik. Përjashtimi i besimeve tjera nga ky “revolucion” barbar kishte qëllim kryesor metoden e vjetër anadollake “Përça e sundo”! Pasojat vazhdojnë edhe sot nder të gjitha trojet shqiptare, tue fillue me Shtëpijat Muze të vjetra deri te ato të Atdhetarëve At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Kazazi, Kulla e të Madhit Prekë Cali.
Muzeu Ateist nuk duhet shkatrrue asnjëherë! Aty duhet punue për me u ba një nga ma të mëdhajat Biblioteka të Shqipnisë, ku duhen ruejtë me kujdesin ma të madh të gjithë botimet e librave dhe revistave të “Realizmit Socialist” nga viti 1944 e deri tek botimi i Librit të fundit të kësaj epoke shkatrrimtare të Shqipnisë Europjane!
Aty duhen protokollue diskutimet e të gjithë “revolucionarëve të 1967” të cilët, nga viti 1944, nuk kanë pushue tue akuzue dhe shpifë per qytetarët, e madje, tue kerkue edhe pushkatimin e sa e sa vetëve të pafajshem, që sigurimi shtetit kerkonte me i zhdukë edhe si fise.
Askush nuk asht burgosë e interrnue pa “deklarata fallco” nga dashakqijtë e paturp agjenta të sigurimit shtetit kriminal.
Askush nuk asht largue ose pushue nga puna pa shpifjen e një agjenti apo spijuni barbar komunist!
Askujt nuk i asht kontrollue shtëpia dhe shtetizue pa aprovimin e kryesisë së lagjeve mbushë me agjenta sigurimi.
Askush nuk ka shkue agjent jashta shtetit pa u garantue kthimi i tij nga një komunist vllavrasës.
Askush nuk e tregon një vend pushkatimi pa aprovimin e degës së mbrendshme edhe pse i dijnë edhe sot.
Askush nuk tregon vrasësit nder piramida dhe kush urdhnoi tek vendi ekzekutimit.Askush nuk boton listat e diskutantëve shpifës në 1967 në Institutin Pedagogjik Shkoder.
Askush nuk tregon kush ua pergatiti diskutimet këtyne injorantave kunder klerikëve nder gjyqe dhe mbledhje n’ Institutin Pedagogjik…
Askush nuk tregon kush vjedhi dhe po i perdorë punimet shkencore të të vramëve të ruejtun nder arkivat e Shtetit per marrje titujsh…
HAPNI DOSJET, MOS KINI FRIKË NGA TË VRAMIT DHE TË ZHDUKUNIT !
“Të gjallët vazhdojnë me hanger bar, por parimet nuk i shkelin…” Kjo asht porosia e PPSH, e cila ua ka mbushë xhepat këtyne hajdutëve!
***
Revolucioni kultural dhe ideologjik i 1967 mbasi shkatrroi Besimet, gjuhen Shqipe. Ai dekompozoi njeriun! Shikoni antarët e qeverisë së sotme ”të rilindur, bijtë trashigimtarë besnikë të tyre”! Po ua kalojnë baballarvet!
Mbas mbylljes perfundimtare të objekteve të Kultit, drejtuesi anadollak i “Revolucionit Kulturor të vitit 1967” skilja Ramiz Alia, krijoi në Shkoder një Komision me një nga besnikët e tij të njohun Jup Kastratin “Kryetar i komisionit perzgjedhjes leteraturës fetare kishtare”, i cili i ka sherbye deri në vdekje. Mbasi grumbulluen dhe seleksionuen të gjitha veprat letrare nga bibliotekat e institucioneve dhe ata personale, dorshkrimet dhe punimet me vlerë vazhdojnë me u botue edhe sot nga hajdutët “dr. Prof…”. Tepricat e materialeve u ekspozuen në “Muzeun Ateist”. Shteti Shqiptar asht i vetmi nder shtetet komuniste që vazhdon me nderue dhe me dekorue shpifsa e terroristë, që nder dosjet e tyne vlon gjaku i të Pafajshemve, që me mënyra të ndryshme vazhdojnë me vuejtë, nuk i kanë kthye pronat, nuk i japin punë fëmijve tyne, se nuk i GARANTON njeri! Madje, edhe po i detyrojnë me ik jashta shtetit…
Edhe kjo rrugë pa asnjë “Dritë në horizont”… Asht Ri-ngjallje ose ”Rilindje” në Vazhdimsi! E vetmja e drejtë e tyne asht ”braktisja e Atdheut”.
Vrasësve tradhtarë të Popullit Shqiptar mos ju shlyftë kurrë Gjaku nga dyertë e tyne! Kjo asht porosia e të gjithë Atyne që vdiqën me zemer t’plasun. E mos harroni se kushedi sa vite do të ikin pa u dijtë sakt shifra e të gjithë Atyne Martirve që dhane jeten e Tyne per Atdhe dhe Liri,
E deri kur do të vazhdojnë kjo gjendje, më duket se edhe Europa ka harrue!
Zhvillimet e kohës së fundit ashtusi në Shqipni dhe në Kosovë, tregojnë me “shkronja të mëdha”, se interesat e kujt po mbrojnë Europa.
Po mos harroni kurr se, Gjaku i Martirve të Atdheut tonë Gjergj Kastriotit- Senderbeut dhe i së Madhes Nanë Tereza, vazhdon me gufue n’ Atdhe!
Shqipnia ishte e Tyne, asht e bijve të Tyne dhe, do të jetë pergjithmonë sa të jenë jeta: Trashigimtaria e Virtyteve të Veprave të Tyne Atdhetare!
Shqipninë kur nuk e tjetersuene turqit dhe sllavët, ajo asht e Përjetshme!
Mjer Ajo në dorë të kujt ka mbetë!
Melbourne, 23 Maji 2025.