Së shpejti në Prishtinë koncert operistik me Ermonela Jaho
Më 8 qershor në Prishtinë mbahet koncert nga Filharmonia dhe Opera e Kosovës me njërën nga solistet më të njohura operistike, Ermonela Jaho.
E vlerësuar për zërin e saj magjepsës dhe interpretimet që prekin zemrat në çdo cep të botës, Ermonela Jaho do të ngjitet në skenë si soliste, e shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ajo e Operës së Kosovës drejtuar nga maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Please follow and like us: