Artan Xh. Duka: Vota nga bota!
“Ҫadёr” me vete!
Vota e mёrgatёs tregoi se edhe matanё kufirit shumicё mbetet PS, njё sebep ky mё shumё pёr qeverisjen qё edhe pa kёtё “noterizim” nga jashtё ka marrё kot por dhe paralajmёrim pёr PD qё u nis pёr vetulla e nxorri sytё. Dallim i madh ky pavarёsisht se mёrgimi masiv, qё sesa ikje pёr mё mirё mbetet ikje nga halli, vёrtet ka shkaktar kryesor qeverisjet gjёmёmadhe tё PD por ama edhe ato tё PS nuk janё pa gjё.
Vota e mёrgatёs ishte njё tjetёr shёmbull i zgjedhjes mes “shiut” tё PS e “breshёrit” PD-ist e ku dallimin, mё shumё se premtimi pёr tё ardhmen, e bёn qёndrimi ndaj sё shkuarёs me shumicёn qё ende pandeh se PS, tё paktёn me “letra”, e respekton atё.
Si risi, vota e mёrgatёs nxit reflektime pёr mё tej nga hamёndja e hershme nёse duhet e ia vlen, kush duhet tё votojё, qasja logjistike etj.
Ia vlen rruga!
Nёse nisemi nga llogjika se vetёm taksapaguesit vёndalinj qё kanё mbajtur e mbajnё partitё e politikёn me xhepat e tyre, ndikohen drejtёpёrdrejtё nga politika, atёhere parimisht mёrgimtari del jashtё loje. Ai jeton, paguan taksa, fatura, voton politikёn, sheh tё ardhmen e fёmijёve etj… gjetiu dhe shumё prej tyre, edhe kur kthehen, rrinё si tё ishin turist, bile llogariten si tё tillё. Ata vёrtet dёrgojnё tё ardhura pёr mbijetesёn e tё dashurve tё braktisur nga politika e shteti por grante, shpenzime, investime bёjnё edhe tё huajt por ata nuk votojnё dot.
Vota e mёrgimit ndёrkohё e nxjerr sherrnajёn politike edhe matanё kufirit. Mёrgimtarёt, bashkё me vёndin lanё edhe tensionet politike pas pёr t’u bёrё njёsh rreth vlerave qё bashkojnё. Spicat e politikёs sё Tiranёs, ecejakjet (zgjedhje tё pёrgjithёshme e vёndore), mitingjet, shfaqjet, retorikat partiake etj, tё gjitha nё kurriz tё xhepit tё qytetarit, krijojnё ndasi e mund t’a shndёrrojё mёrgatёn nga tharm kohezioni rreth interesit kombёtar, nё shtojcё tё politikёs zullumqare e alibi shtesё pёr farsadёn e demokracisё.
Nga ana tjetёr, po aq me vёnd ёshtё edhe e drejta e mёrgimtarit pёr tё ndikuar politikёn pas largimit. Nuk janё njё e dy por thuajse gjysma aktive e popullsisё jashtё qё lanё familje, shtёpi e katandi pas, paguajnё ende taksa e fatura, hyjnё e dalin me e pa rast, figurojnё tek Gjёndja Civile, kanё karta identiteti e pasaportё nё xhep etj njёlloj si trupi diplomatik apo pasanikёt me prona jashtё qё kalojnё plot kohё andej.
Vota e mёrgatёs duhet tё bazohet nё kritere tё qarta kur kemi parasysh kalimin e brezave, vitet jashtё, prania nё BE (plot votues tё sotёm mbase shtetas gjetiu) etj. Kriteri mё domethёnёs pёr tё drejtёn e votёs edhe nё mёrgatё mbetet nёnshtetёsia e sa kohё brezat e rinj shfaqin interes pёr t’u identifikuar si shqiptarё e marrin pasaportё, kanё tё drejtё tё votojnё pёr atё qё ndodh nё Shqipёri.
Mёrgimtari shqiptar u bё i tillё pёr shkak tё BeRamёs qё pafytyrёsisht shkon e i kёrkon votёn sot dhe ai do tё mbetet mёrgimtar i ndjeshёm ndaj ngjarjeve nё vёnd e politikёs qё ka braktisur familjarёt qё ia mbajnё kokёn pas. Vota ёshtё e drejta e tij pёr tё bёrё tё tijёn nga larg ndaj dhe kur vihet nё kandar po-ja e jo-ja rreth votёs, mё mirё tё tejkalohet e drejta sesa tё cёnohet sadopak ajo.
Qerrja nё autostradё
Vota postare e mёrgatёs tregoi se nuk ishte dhe aq praktike, ekonomike, e drejtё apo e arsyeshme e me gjasa ky proҫes i ndёrlikuar do tё pёrflitet e manipulohet gjithnjё politikisht duke ushqyer dyshime mё pas.
Gjithshka paguhet nga xhepi i qytetarit shqiptar nga materialet, fushatat zgjedhore jashtё, shpenzimet postare etj. Ajo nuk garanton fshehtёsi vote (bёjmё namin brёnda vёndit) e nuk shmang ndikimin e tё tretёve (familjarё, miq, militantё etj) dhe kjo kur politika nuk mundёson votё postare sё pari pёr votuesit e pamundur brёnda vёndit – pleqёri, sёmundje, invalidё etj, ndёrkohё qё nё kohёn e Enverit tё vinte kutia tek shtёpia.
“Ҫarҫafi” i stёrmadh i votёs nuk ka pёrse tё postohet adresave pafund nё botё. Ambasadat, konsullatat, qёndrat e pёrkohёshme enkas etj, janё njё mundёsi mё ekonomike, transparente dhe e shpejtё pёr votёn e mёrgatёs. Boll tё jetё nё listat e votuesve nё Shqipёri sepse kur ka interes, gjehet edhe koha e mundёsia pёr t’u rregjistruar e votuar nё ambasadё.
Aq mё mirё nёse bёhet elektronikisht me Ramёn tifoz tё dixhitalizimit pakufi. Kur ia vlen e ёshtё kollaj pёr rroga e transferta parash, dokumente zyrtare online etj, ia vlen edhe pёr votuar nga jashtё. Boll “App”-i duhur, filtrat e sigurisё etj dhe votimi e tabelimi i votёs shmang ҫdo manipulimin, pretendim apo alibi mё pas. Posta tek shtёpia pёrballё dixhitalizimit, njёlloj si avazi i mitingjeve pёrballё medias sociale, ёshtё si qerrja nё autostradё!
Ndryshim apo ndryshk-im!
Vota e mёrgatёs e ndёrlikoi mё tej ekuacionin zgjedhor dhe nёse duhet rishikuar duhet tё jetё pjesё e reformimit tё ligjit zgjedhor. Sistemi i listave “trodhi” votёn dhe e mbushi Kuvёndin me “fitues” listash qё edhe kur festojnё fitoren nё tavolinё apo turfullojnё pёr fitoren e “vjedhur” (ndaj Berisha nuk ikёn) e pastaj flasin pёr “mandate” e “pёrgjegjёsira” historike por vazhdon avazi i karshillёkut, gjithshka e bёjnё me paratё e qytetarit. Sot zgjedhjet janё farsё dhe i vetmi rekord Gines qё Rama theu ёshtё fitorja e katёrt rradhazi nё tavolinё sepse nuk garoi qoftё edhe njё herё tё vetme vёrtet pёr deputet sikundёr guxoi edhe Alia dikur.
Pёrtej fasadave e retorikёs sё BE, 11 maji pёrforcoi vijimёsinё. Kasta politike e merr qytetarin pёr liliput e sa kohё vazhdon ky sistem zgjedhor, nuk ka votё mёrgate qё bёn punё, pёrveҫse i jep alibira pёr mё tej. Kasta e tranzicionit tashmё ka pёrzёnё gjysmёn e popullsisё e kjo nuk ka lidhje me lirinё e lёvizjes. Na katandisur nё frymё sa Roma qё qeveriset nga njё kryebashkiak ndёrkohё qё tek ne kemi inflacion ministrish, administratash, kёshilltarёsh, parti e politikanё karriere etj me selira e privilegje qё edhe pёr Kinёn dalin e teprojnё!
Kasta e tranzicionit ёshtё nё konflikt interesi me ligjin zgjedhor sepse e kopsitin, miratojnё e financojnё sipas qejfit vetё. Prania e partive tё reja nё Kuvёnd ёshtё me interes e mbetet pёr t’u parё nёse do tё nxisin ndryshimin apo do kandisen nga privilegjet duke i dhёnё njё dorё varak “ndryshkut” politik.
Politika sot vёrtitet rreth parasё ndёrkohё qё duhet tё jetё mision e organizim vullnetar me politikanin misionar qё jep e nuk merr sepse i hyn politikёs pёr tё lёnё emёr tё mirё pas. Xhepi qytetar nuk ka pse mban jetёn partiake, fushatat zgjedhore, mitingjet “madhёshtore” jo-etike qё i bёjnё rreshtore votuesit e komentohen me drone, vara-vingot jashtё shtetit, faturat, bonuset e privilegjet e kuvёndarёve, festat e fitoreve e turet e falenderimeve etj, deri edhe sponzorizimet private duhen ndaluar si dardha me bishtin pas. Nёse janё parti tё mёdha sa thonё qё janё, boll i kanё kuotat e anёtarёsimit e pёrkushtimin militant. Qytetari nuk ka pse paguan farsadat e tyre, shurdhohet e ndahet barrikadave partiake nga propaganda partiake e pafre, tashmё edhe nё mёrgatё.
Meqё Rama e ka hobi rikthimin nё identitet, tё rikthejё ligjin zgjedhor mazhoritar se mbase fiton njёherё si duhet. 11 maji zgjoi interes vetёm tek gara mes llojit nё listat e hapura, kujtesё kjo e “tek a tek”-ut e “hakut tek i zoti” nё mazhoritar. Njё mazhoritar me dy raunde qё shmang ҫdo merak e plotёsohet me proporcional kombёtar (listё tё hapur apo pёrzgjedhje me gogla) e ku vota nuk numёrohet nga partitё, ёshtё garё qё nxit vёrtet pasion e interes pёr votёn. Brёnda e jashtё!