Albspirit

Media/News/Publishing

Elham Pasha: S’i harroj zërat e tyre

Erdhi shtatori, erdhi… ashtu i lagur në lajka,

varur në kokrrën e rrushit.

Më gjeti duarlart, si mbytur nga vapa

e buza si nēn ethet e gushtit.

*

Erdhi shtatori, erdhi… me shegë të plasura

e nata nē milimetra e grin dritën…

Unë lahem nën retë e mbarsura,

Me malet lart grafikun në qiellin e situr.

*

Erdhi shtatori erdhi… e vajzat shthurin fjongot

të dehura nga mushti.

Kthehem tutje në vite,

e numëroj bangat…

S’i harroj zërat e fytyrat si qumështi!

 Vokopolē, Berat, shtator 2020.

Please follow and like us: