Albspirit

Media/News/Publishing

Zelensky: Ukraina ka ende nevojë për raketat gjermane “Taurus”

Ukraina ende shpreson që Gjermania të dorëzojë armë me rreze të gjatë veprimi, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp në Berlin – së bashku me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Sigurisht që na duhen, sigurisht që do ta diskutojmë këtë çështje”, tha Zelensky duke iu përgjigjur pyetjes nëse ushtria ukrainase kishte ende nevojë për raketa kruiz “Taurus” të prodhuara në Gjermani.

Merz tha se Gjermania dhe Ukraina synojnë të prodhojnë së bashku armë me rreze të gjatë veprimi, por refuzoi të përgjigjej nëse do të autorizonte dorëzimet e raketave “Taurus”, në Kiev – një kërkesë që paraardhësi i tij Olaf Scholz e refuzoi vazhdimisht.

Moska e ka paralajmëruar Berlinin të mos i dorëzojë raketat./atsh