Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: KOMUNISTAT ”HERONJ” SHEMBËN KISHËN KU U KONORZUE GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU!

KISHA E VAUT T’ DEJËS 1361, KU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI 1361 – 1967

Kjo ishte Kisha Monumentale e vitit 1361, në Vaun e Dejës, pranë Shkodrës, ku ishte kunorzue Heroi Kombtar i Popullit heroik Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Donika.

Mbasi u fundosën në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, mbi 32 Kisha Monumentale, “duhej hjedhë në erë edhe Kisha e Vaut të Dejës…”, dhe per këtë vepër terroriste u gjet monstra e anadollakut në PPSh e Shkodrës nga Ramiz Alia, Fadil Ymeri.

“Askush” në “pseudo-Akademinë Shkencave” të Tiranës, as sot “nuk e di se kush urdhëroi me i shembur Kishat Monumentale në Shqipërinë socialiste të turkoshakut terrorist Ever Hoxha”.

Europa vazhdon me “heshtë”! Edhe pse Shqiptarët po ngordhin…

Heshtja e turpi e kanë mbulue atë vend!

“Rilindja” u ka sigurue pa triska “buk’ e marre”, sa po do, madje, dhe me eksportue. Me kusht: “Vetem të shfarosni e shkatrroni Shqipninë e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Nanë Terezës”!

Melbourne, 29 Maji 2025.