Mimoza Bici: Ajo luan kaq bukur
Të shoh
si po më sheh
Sigurisht nuk mundesh të kesh në krahë një grua si unë.
Dëshira dhe urrejtja të ndezin pasionin e cinizmit.
Kam vdekur disa herë errësirës lakmitare
Jam zgjuar krahë dashuri të etura jo vetëm për seks,
Si erdhën tek unë!
Kaq frikshëm është të zgjohem botës sime e të humbasim të dy heshtur.
Filloj bëj dashuri
shtratit shpirtit tim
marrosur trupit hije ku nuk mundem ta prek… është Ai.
E kur prekem, je ti.
Kështu digjen dashuritë në ferr.
Më kanë marrë gjithçka duhet kësaj jete
Ti e askush nuk mund të shohin zjarrin e dritës së padjegur ku përhumbem e ndizem furtunë duke u shuar oazit të tij
Në të vetmen hapësirë
mrekulli timen
ku marr fuqitë të lëshohem si ulkonjë duke u përtypur cinizmit tënd të etur për një natë seks, dy apo tre …jo më shumë,
Trupi im nuk të përgjigjet me kaq zjarr dhe të duash nuk ke fuqinë mistike ta ndjesh dashurinë e saj.
Ajo vjen tek ti, ndryshe nga Ai ngase ti je trupi mishtë të shkrijë nxehtësinë vullkanike
si drita e diellit në dukje.
Ajo luan kaq bukur pasionet ledhatare
për një natë, dy… jo më shumë se tre.
Kaq zgjat,
do kohë të shpërthej tjetër vullkan.
Është vështirë të duash një grua si unë.
Ti po më sheh… por asgjë nuk sheh.
Tiranë, maj 2025.