Binak Kelmendi: Albulena
Ishte gropa-gropa
Si në këngë
*
Asnjë korb sipër
Qielli me ushtarë ré
*
Vetëm lugje kodra
Dhe ndonjë lis i rrallë
Tharë gjakut
*
Shumë fjalë
Si shpata të ndryshkura
Në shpatet zënë njeri-tjetrin
Tek fshehin historinë
Thënë me frikë
Në përkujtime.
Please follow and like us: