Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Laze: Aforizma & Paradokse

  1. Mëso vetëm të gënjesh. Për të gënjyer ty mendojnë të tjerët.

2. Më mirë gomar mes zgjuarsisë, se i zgjuar mes gomerëve.

3. Në vetmi më dhimbsen turmat, mes turmave më dhimbset vetja.

4. Arsyen pse i dua ndoshta nuk e di. Përse urrej, kam shume arsye.

5. Sa më pak i njoh njerëzit aq më shumë kam respekt për ata.

6. Ai që ankohet se jeta është e vështirë, është vetë vështirësia.

7. Mendja jonë është si manare.I bindet vetëm mendjes me pushtet.

8. Mos pranoni të përdoreni që të mësoni përse u kane respektuar.

9. Gëzofi i kafshëve na pëlqen se na kujton origjinën tonë.

10. Që injoranti ta ndiej veten të vlerësuar, i shaj mençurinë.

11. Mua më ngjajnë të gjithë ata që mendojnë si vetja e tyre.

12. Ndërtojnë jetën në formë burgu dhe ankohen se u mungon liria.

13. Ateisti është i dërguari Zotit për t’i hapur sytë besimtarëve.

14. Shpresë është kur besoni se po ecni duke qëndruar në vend.

15. Mos u pendo që nuk e ndihmove, të mos pendohesh pse e ndihmove.

16. Takova një njeri që i kishte në sinkron të dyja. Fytyrën dhe zërin.

17. Aty ku luhet çmenduria ka më shumë aktorë se spektatorë.

Please follow and like us: