MUFID BEJ LIBOHOVA PUBLICIST, DIPLOMAT, PATRIOT I MADH DHE BURRE SHTETI
Ing. Bexhet Çobani
• Mufid Bej Libohova, ka qenë një nga flamurtarët kryesorë të lëvizjes sonë kombëtare. Patriot nacionalist nga më të pastërit, studios dhe burrë shteti realist, i pajisur me cilësi të larta diturie dhe karakteri, i njohur dhe i çmuar edhe në qarqet politike e diplomatike ndërkombëtare.
• Mufid Bej Libohova ka qenë një nga prijësit shqiptarë më me rëndësi të kohës së tij dhe ka luajtur një rol vendimtar si për përpjekjet për shpalljen e pavarësisë kombëtare ashtu edhe për themelimin e Shtetit Shqiptar.
• Mufid Libohova vlerësohet të ketë qenë “njeri me kulturë humanistike dhe juridike si dhe me një eksperiencë politiko-diplomatike shumë të gjerë”, ka qenë nga më të përgatiturit e kohës.
• Mufid Bej Libohova ka pasur marrëdhënie, me personalitete të larta të botës politike, diplomatike dhe shoqërore jashtë dhe brenda vendit, duke mbajtur kontakte me patriotë shqiptarë dhe miq të Shqipërisë, lidhje të cila i ka vënë në dispozicion të çështjes shqiptare.
• Mufid Bej Libohova ka ndihmuar me shkrime, memorandume, raporte, kumtime diplomatike të drejtuara, herë pas here, kancelarive europiane me të cilat paraqiste problemet shqiptare dhe mbronte me guxim interesat e larta të vendit, seriozisht të cenuara nga fqinjët tanë të Veriut dhe të Jugut.
• Mufid Bej Libohova luftoi fuqishëm për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare bashkë me Ismail Qemalin, të cilin e kishte kushëri dhe e lidhte një miqësi e ngushtë.
• Mufid Bej Libohova qe një prej atyre burrave që mundën të bashkonin gjithë deputetët shqiptarë të katër vilajeteve në parlamentin turk, në një ballë të vetëm parlamentar.
• Qeveria e Stambollit u trondit tepër nga veprimtaria guximtare e tij dhe që ta bënte për vete i ofroi një ministri me rëndësi në qeveri ose kryesimin e një ambasade, po ai që të dyja këto propozime të rëndësishme i refuzoi kategorikisht për të vazhduar me këmbëngulje përpjekjet në parlament dhe jashtë parlamentit për pavarësinë e Atdheut.
• Është cilësuar dhe vlerësuar si njeriu që krijoi për herë të parë lekun shqiptar (monedhën shqiptare), duke krijuar Bankën Kombëtare, ai mundi të sigurojë huan e madhe nga Italia fqinjë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë së prapambetur.
• Është vlerësuar nga politika shqiptare e kohës së tij si kundërshtari më i ashpër i Ahmet Zogut për faljen Jugosllavisë të Shën-Naumit. Është përmendur si fakt se kundërshtimet e Mufid Libohovës në këtë kohë çuan në krijimin e një qeverie tjetër.
• Në qeverinë e parë shqiptare të Ismail Qemali ka punuar përkrah njerëzve të shquar dhe dha nje kontribut të shquar në pavarësinë e Shqipërisë, ishte mbështetësi dhe këshilluesi i Ismail Qemalit.
• Bashkisë së Gjirokastrës i dha sheshin kryesor të qytetit, që ishte pronë e familjes, si dhe një dhuratë financiare prej 5.000 napolona për ngritjen në atë vend të gjimnazit shtetëror (sot gjimnazi Asim Zeneli).
• Mufid Bej Libohova e bëri Libohovën nënprefekturë dhe Bashki. Gjithashtu, ndërtoi rrugën që lidhte qytetin me Gjirokastrën e Janinën, pruri ujin e pijshëm dhe ndërtoi shkollën fillore.
• Në vitin 1926, pak kohë para vdekjes, i dha fund pjesës së parë të kujtimeve të tij politike dhe diplomatike që mbulon periudhën 1896-1927. Ato përfshijnë edhe dokumente shtetërore dhe ndërkombëtare origjinale, të pabotuara, me një rëndësi të veçantë për historinë e Shqipërisë, janë aty dhe fjalimet e debatet në Parlamentin e Stambollit në favor të pavarësisë kombëtare si dhe veprimtaria e tij në fushën diplomatike ndërkombëtare me qeveritë më të mëdha të atëhershme.
• Mufid Bej Libohova konsiderohet nga shumë intelektualë dhe historianë të paanshëm, qofshin të huaj ose Shqiptarë të ndershëm, si burrë shteti dhe një nga diplomatët më të shquar shqiptar, pas shpalljes së pavarësisë së atdheut, në vitin 1912.
• Ka qenë më shume se dhjetë herë, ministër në dikasteret kyçe të shtetit shqiptar, mes të cilave në ato të Punëve të Jashtme, të Brendshme, Drejtësisë dhe të Financave
• Mufid bej Libohova ka qenë një nga reformatorët dhe themeluesit e administratës së brendshme të shtetit të parë shqiptar (kishte ndihmuar për të emëruar prefektët, nënprefektët, kryetarët e bashkive dhe të komunave, komandantët e parë të xhandarmërisë).
• Mufid bej Libohova ka qenë një nga themeluesit e diplomacisë shqiptare dhe kësisoj ai vazhdoi politikën e tij në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e interesave kombëtare, të cilën e kishte filluar në vitin 1908, kur ishte diplomat e deputet i Shqipërisë në Parlamentin e Stambollit.
• Eqrem bej Vlora (diplomat, shkrimtar, ish ministër) i cili e kishte njohur personalisht Mufidin, në librin e tij “Kujtime”, midis të tjerave ai shkruan: “Mufid bej Libohova-Arslan Pashalli ishte pa dyshim një nga personalitetet më të veçanta dhe më të shquara të Shqipërisë së kohës”.
• Niveli tepër i lartë arsimor i tij e bënte të dallohej qartë mbi të gjithë njerëzit e sërës së vet, dëshmonte për kulturën e gjerë të tij të spikatur evropiane, ishte doktor i shkencave juridike të Universitetit të Stambollit dhe doktor i shkencave politike të Universitetit të Lausianne (Zvicër), dinte rreth shtatë gjuhë të huaja, biblioteka e pasur e familjes se tij i kish krijuar mundësi studimi në të gjitha fushat. Familja Libohova kish bibliotekën më të pasur të Shqipërisë dhe dokumente të rralla autentike.
• Ai ka qenë diplomat me gradë të lartë në Ministrinë e Jashtme të Perandorisë Osmane.
• Mufid Libohova, deputet i Shqipërisë në Parlamentin Turk, shkrimtar i njohur në Turqi, por edhe në Shqipëri dhe Evropë, ishte i destinuar të kishte një karrierë në perandorinë osmane, por ai sakrifikoi karrierën e tij dhe vuri gjithë aftësitë e tij për pavarësinë e Shqipërisë.
• Mufidi ka qenë anëtar i klubit “Bashkimi”, në Stamboll. Shtypi i asaj kohe shkroi: “Në muajin maj të vitit 1911 e përtëriti aktivitetin në mënyrën të riorganizuar edhe Klubi Qendror ‘Bashkimi’ i Stambollit në krye me Abdyl be Ypin”.
• Mufid Libohova i përket grupit të parlamentarëve shqiptarë, të cilët do ta detyrojnë qeverinë xhonturke të bënte lëshime lidhur me shkollat shqipe dhe alfabetin kombëtar latin të gjuhës shqipe, miratuar në Kongresin e Manastirit.
• Mufid Libohova rezulton një deputet i zgjuar dhe shumë trim, reagonte me trimëri, diplomaci dhe zgjuarësi, kundër qëndrimeve denigruese apo tallëse ndaj parlamentarëve shqiptarë në parlamentin turk.
• Mufid Libohova ka nxitur kryetarin e dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes, në Paris, Imzot Luigj Bumçin të takonte Papa Benediktin XV, për problemin e Korçës e Gjirokastrës. Këtu Bumçi, duke krahasuar Mufidin me pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar, e cilëson Libohovën “ndër ta ma i xeti e ma i pari, i ndjeri z. Myfid Libohova m’u lutën të bëja një sakrifice për atdheun, pra për të pasur një audiencë, që t’i parashtrohej shqetësimi dhe t’i kërkohej ndihmë për bashkimin e këtyre dy krahinave me Shqipërinë”.
• Mufid Bej Libohova, ishte patjetër njëri ndër udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare. Si biri i një porte të madhe historike dhe të pasur, ai kishte të gjithë përparësitë, por edhe të gjitha mundësitë, intelektuale, ekonomike dhe mbeshtetjen popullore,
• Mufid Bej Libohova ishte i gjallë, gazmor, shumë i kulturuar, por pastaj befas mund të bëhej i thjeshtë i vrazhdë, popullor. Kontrastet që e dallojnë karakterin e shqiptarit, dilnin tek ai veçanërisht të qarta. Më miqtë ishte besnik, bujar dhe i dashur dhe i fjalës, me armiqtë kundërshtar i papajtueshëm, por fisnik dhe i çiltër.
• Mufid Bej Libohova, ishte i pajisur me një karakter të fortë dhe me një guxim fizik dhe moral të jashtëzakonshëm. Ishte njeri që mbante marrëdhënie miqësore edhe me njerëzit e thjeshtë dhe sillej si një mik i vërtetë me ata që ishin të tillë. Veçanërisht në Turqi, ai ishte i njohur si burrë shteti shqiptar, si shkrimtar dhe historian serioz i historisë së perandorisë osmane.
• Shumë diplomatë të huaj, që kanë pasur njohje personale me Mufid beun, midis të tjerëve ambasadorët, Sola, Quaroni, Jakomoni etj., kanë shkruar kujtime për personalitetin e tij. Mufid Libohovën e ka kujtuar në shkrimet e tij edhe kryeministri grek, Venizelos, të cilin ai e kishte mik.
• Mufid Bej Libohova,ka qenë një nga flamurtarët kryesorë të lëvizjes sonë kombëtare. Patriot nacionalist nga më të pastrit, studios dhe burrë shteti realist, i pajisur me cilësi të larta diturie dhe karakteri, i njohur dhe i çmuar edhe në qarqet politike e diplomatike ndërkombëtare. Ai ka qenë një nga prijësit shqiptar më me rëndësi të kohës së tij dhe ka luajtur një rol vendimtar si për përpjekjet për shpalljen e pavarësisë kombëtare ashtu edhe për themelimin e Shtetit Shqiptar.
• Libohovitët thonë se në sarajet e pashallarëve të Libohoves “gjeje sahate me vlerë që mbanin portretin e sulltan Reshatit VI, shpata e Sulltan bajazitit, dhe orendi me vlera te rralla historike”.
• Biblioteka e tij ne Libohovë kishte dorëshkrime të rralla autentike me mbi 5000 libra e dorëshkrime që tregonin historinë e Shqipërisë; një pjesë e tyre u dëmtua nga partizanët dhe u dogjën.
• Mufidi u martua me Olga Schweizer një daneze e sërës së lartë e cila u dashurua përjetësisht me Mufidin dhe Libohovën,ajo nuk pranoi të largohej nga Libohova me ardhjen e komunistëve në pushtet. Ajo shpëtoi 100 burra libohovitë nga pushkatimi gjerman.