Alfons Zeneli: Kërrusur mbi gotat e zbrazëta të mëkatit
Sytë e tu janë betejë.
Në ta shikohen e pijnë ujë
kuajt e zinj të mëkatit.
Aty vritem kur i mbyll.
Dëshmor i çuditshëm
i një kauze pa emër,
pa epitaf mbi kryet
e fjalës së mundur.
Sytë e tu janë betejë,
fushë e mbjellë me gjymtyrë
ëndërrimesh dhe klithma.
Prej tyre ndonjë ditë
do të mbijë e ardhmja e kulluar.
Pendimet do pikojnë lulekuqeve
do përmbytin shpirtrat tanë të pamolepsur.
*
Kërrusur mbi gotat e zbrazëta të mëkatit
të rivdesim siç ishim
të zhveshur,
të dehur.
Please follow and like us: