Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Spanjolli: Duke kujtuar njё grua

Tregim

Sa nostalgji kishte tani tek shihte atё pikturё! Tё njёjtin shesh, tё njёjtёn rrugё, pemёt pёrreth shatёrvanin, siç kishte qenё dikur, edhe pse nё 35 vjetёt e fundit, ndryshimet urbane ia kishin tjetёrsuar krejt pamjen. Ja aty përgjatë rrugës tutje kalonin, si ajo, po ashtu dhe motra e saj S. Kjo ndodhte gjithmonё tё shtunën nё orёn 4 pa dhjetë. Ishin bërë ato të shtuna pёr tё, si himne përjetësie, festa shpirti, ngazëllime vetmitare. Atij i mjaftonte t’i shihte. Aq pra i mjaftonte, s’kёrkonte mё shumё edhe pse e dinte qё tё kёrkonte mё shumё ishte thjeshtё e pamundur. Ato jetonit aq larg nga jeta e tij. Vajza vishte njё xhaketёn blu tё errёt. Po tё kishte qenё e mundur, ai do ta ruante atё xhaketё blunё ndonjё muzeum. I donte aq shumё veshjet e saj tё atёhershme. “Muzeu i dashurisё” do ta quante. E mbante atё rrobё nё muzeun e zemrёs dhe ndoshta, ishte i vetmi qё ende ruante njё kujtim aq tё dashur pёr njё veshje tё thjeshtё dimёrore. Ishte i bindur. Kur njeriu dashuron, ai dashuron gjithçka tek tjetra. Deri edhe rrobat sё bashku me qenien. Dashuron deri edhe miqtё e saj. Rrugёt, vendet qё ajo frekuenton, gjithçka.

Ajo vishej me xhinset blu, tё gjera, pak mё tё hapura se ngjyra e xhaketёs. Hidhte nё qafё shallin e kuq dhe ecte njё trup me motrёn e saj S. E cila ishte pak mё e shkurtёr, por kishte nё vёshtrim tё njёjtёn ёmbёlsi vrastare qё ndrinte aq fort. Ajo e shihte ama dhe i buzёqeshte. Ajo pranverё e 89-ёs, sa e bukur. Sa bukur, sa e veçantё kish qenё pёr ndёrgjegjen e tij.  Mendonte se, qeniet njerёzore, s’ishin gjё tjetёr veç se botё qё jetonin nё ndёrgjegjet e tyre. Brenda ndёrgjegjeve tё njerёzve krijohej, perceptohej, ndodhte gjithçka. Mendonte se njeriu, aty e kishte metrin me tё cilin e maste lumturinё e tij. Ja kёshtu, gjithkush, mund tё ishte i lumtur falё botёs sё brendshme, edhe duke disponuar fare pak tё mira materiale. Fёmija ёshtё herё herё mё i lumtur tё lozё i lirё poshtё lagjes, sesa tё ketё me dhjetra lodra por i mbyllur tek dhoma e tij, vetёm.

Ai, zinte vend gjithmonё cepave tё rrugёs, udhёkryqeve. I heshtur dhe i mitur, i studjonte pikat nga ku mund ta priste dhe t’i shihte nё ecje. Krejt indiferent, i paturbulluar nga sytё zhbirues dhe tё paftyrё tё njerёzve tё cilёt, kuriozë, shpesh e kryqёzonin nё ecje. I interesonte veç qё ajo ta shihte. Qё ajo ta dinte qё kishte dalё pёr tё. Kjo e ngushёllonte. Herё fshihej prapa njё porte, herё pas njё peme, herё ulej tek bordurat e trotuareve, herё ecte, herё rrinte tek shatёrvani. E kujtonte ajo vallё shatёrvanin? E kush nuk e kujtonte atё shatёrvan me granit tё kuq?! Tё gjithё e kujtonin. Ai bёnte pjesё tek kujtesa kolektive e qytetit.

Sa mall kishte. Ky mall djegёs, nuk i shёmbёllente me atё nostalgjinё e sёmurё. Nuk ishte njё lidhje melankonike e tij me tё shkuarёn, ishte thjeshtё njё pёrndritje, njё respekt i thellё qё ai kishte pёr dashurinё. Pёr atё ndjenjё madhёshtore, e cila e bёnte njeriun tё ndjehej i gjallё, t’i jepte kuptim jetёs sё tij.

Vite mё vonё, pak herё e kishte ndjerё njё dashuri tё tillё si ajo pёr tё. Kishte qenё vёrtetё njё pёrqёndrim shpirti, trupi dhe mendimesh. Njё pёrqёndrim intensiv, 28 mujor mbi figurёn e saj, mbi qenien e saj, duke krijuar njё jetё paralele, gjithmonё pranё saj. Mendimi pёr tё, e kishte ndjekur aq egёr, aq tmerrshёm, aq kёmbёngulёs.

Po! Mesa kujtonte, kishte qenё edhe njё kanadeze, e cila i kishte dhuruar lumturinё me shkulme drite. Lumturinё e mohuar. Shumё variante mundёsish kishte patur, por ç’rёndёsi kishte tashmё. Nё fund tё fundit pak i kishin mbetur ende gjallё nё shpirt. Aventurat, njё pjesё tё madhe ai i kishte harruar fare. Edhe kutinё me korrespondenca dhe fotografi, sapo ishte martuar, i kishte hedhur tej. I sigurtё qё ato, do t’i sillnin veç probleme, xhelozira tё kota me shoqen e jetёs. Kujtonte qё çdo vajzё i kishte falur njё lumturi tё ndryshme. Ndjenja pёr tё kishte qenё me shije hidhёrimi, por ajo, kishte qenё gjithashtu edhe mё e thella, mё e vuajtura, mё tronditёsja. Gati si çdo dashuri adoleshenti.     

Ajo ecje gjithmonё shpejt, me hapin e bindur sikur tё ruante sa mё mirё gravitetin dhe shihte gjithmonё drejtё.

Flokёt e florinjtё qё i derdheshin mbi supe, nga ecja krenare prej dreri, i lёkundeshin bukur. Sapo ato kryqёzoheshin, ai i shihte sytё e zinj dhe tё ёmbёl tej mase, faqet e lёmesta dhe tё bardha, shpatullat e bukura. Ishit vegimi i vetёm nё atё jetё krejt gri dhe nё atё mjerim shpirti tё asaj kohe. Ajo ishte e vetmja dritё dhe shpresё jete. Ishte ushqimi i ёndrrёs, lumturia e mohuar, ishte gjithashtu edhe ushqimi pёr tё nesёrmen. Njё ushqim aq i shijshёm, aq i kёndshёm, aq i bukur, i thellё. Plot ndjenja dhe dёshira moshe. Ç’nuk do tё kishte dhёnё qё tё hynte dikund nё botёn e saj tё atёhershme. Nё botёn e saj, tё cilёn e imagjinonte tё bukur dhe madhёshtore, plot dritё, plot gaz dhe fare hyjnore. Po, bota e saj, pёr djaloshin, ishte krejt hyjnore. Ishte parajsa e zbritur nё tokё. Aq e bukur dhe plot dhurata, i dukej atij, sikur tё kishe zbritur vёrtetё nga qielli. 

Sa e sa herё e kishte imagjinuar shtёpinёe saj nga brenda. Si mund tё ishte ajo e jetuar nga brenda. Ajo kishte njё kuptim krejt tё veçantё. Njё vlerё krejt tё paçmuar. Ishte streha ku banonte Hyjnia. Dhomёn, e cila binte mbi ballkonin e rrugёs, e kishte imagjinuar sa e sa herё. Nuk e dinte ç’ishte. Ishte ajo, zonё e ёndrrёs. Ishte me siguri, ajo zonё e ndaluar, dhoma ndenje. Aty, ai mund tё fluturonte veç me fantazinё. Kishte imagjinuar bibliotekёn, kolltuqet, divanet, tv-nё. Kishte imagjinuar çentrot dhe mbulesat mbi divane. Kishte imagjinuar edhe aneksin ndoshta ku gatuanit, pak me tutje. Kishte imagjinuar tavolinёn e mesit, lulet mbi tavolinё, orёn e murit dhe gjithkund pikturat e babait tё saj, varur mbi mure. Ato portrete dhe pejzazhe frymёzuar nga shkolla ruse, me ngjyra disi tё errta por plot me penelata mjeshtёrore.

Por ja, vinte rishtas e shtuna. Ajo e shtuna mbasdite, pёr tё cilёn ai mendonte gjatё tё gjithё javёs. S’dinte se si tё vishej. Donte tё vishej sa mё bukur. Do ta shihte ajo. E si mund ta shihte ajo, veshur jo bukur?!

Sërish bulevardi ndrinte, sapo ajo dhe motra e sajshfaqeshin tek ecnin nё bulevard me hap tё shpejtё. Ai i pikaste nga larg, tek nxitonin. Dielli rrinte pёrjetshёm pezull mbi dhé. Drita fekste mbi qelqe, mbi vetrina, mbi syprina muresh. Nё ato çaste, gjithçka kёndonte, bёhej muzikё hyjnore. “Ti po vjen pёr sё largu magji-plotё e dal-ngadalё”, kёndonte Lasgushi. 

Kishte frikё. Po, kishte shumё frikё. Edhe pse tek ajo shkollё ai kishte hyrё me mijra herё – aty ai studjonte, – tё shtunave mbas orёs katёr, ai kishte frikё tё madhe tё ngjiste shkallёt. Zemra i rrihte si e tёrbuar, gjunjёt i priteshin, zbehej krejt dhe dridhej si fёmija në terr. Aty, tek salla e matematikёs, ku jepte kursin e anglishtes B. tani ishte ulur ajo. Ishte ulur mbi njё nga ato banka ku ai muaj mё parё, ishte ulur kushedi sa herё. Tani, rrinte ulur ajo, madhёshtorja, hyjnorja, gjigandja, dritёsorja. Rrinin ulur nё mes tё studentёve tё tjerё, pёr tё ndjekur kursin e anglishtes. Kishte nxёnёs tё çdo moshe. Aty, ai nuk mund tё futej dot. Aty i ishte e ndaluar tё vinte kёmbёn. Dёshironte aq fort, por nuk mundej. E dinte se po tё regjistrohej edhe ai tek kursi i anglishtes, do tё linte nam kejt. Do tё bllokohej nga emocioni, do tё mekej krejt nga tmerri i dashurisё, kur profesori ta pyeste pёr foljet anglisht. Ndjente se sapo e shihte, sapo ndjente praninё  e saj, dikund rreth e rrotull, djajtё e dashurisё zgjoheshin brenda tij. Ia pushtonin krejt trupin edhe shpirtin duke e tundur aq fort nga emocioni. Ç’ishte ajo ndjenjё e tmerrshme ashtu?! Njёlloj ndoshta si ai ishte shkundur edhe Dantja kur shihte Beatriçen. Botiçeli kur shihte Simonetёn? Petrarka kur shihte Laurёn. Belini pёr Magdalenёn e tij? Leopradi pёr Silvian?… Por ah se, tё ndjeje praninё e saj nё rrethinat, ishte edhe lumnia mё e madhe. Gёzimi mё i pafund qё kishte njohur, qё pat njohur nё jetё. Ishte ajo ndjenjё gjithashtu edhe ngazёllimi mё i madh. Tё ёndёrroje pёr tё me tё, mbi tё. Mbi figurёn e saj tё mrekullueshme, ishte sikur dikush t’i dhuronte krejt botёn. T’i vinte drejtё dhe t’i thoshte: “Ja, kjo ёshtё bota me tё tёrё lumninё e saj. Ja, kjo ёshtё ёndrra me pasurinё e saj, dhe ky ёshtё çelёsi i cili hap derёn e Parajsёs”!

Ç’parajsё kёrkonte? Nuk e dinte as vetё! Njeriu lind tё dashurojё, kjo ёshtё e natyrshme. Ai ka nevojё pёr tё siç ka nevoja pёr ujё, bukё, strehё. Dikush e gjen atё. Dikush nuk e gjen dot. Ka tё tjerё qё bёjnё edhe pa tё. Ende tё tjerё as nuk e vrasin mendjen fare pёr tё. Njё jetё pa dashuri, ishte pёr tё njё jetё e shkuar kot. Njё konsumim i pёrgjysmuar i qёllimit tё jetёs. Sa e trishtё duhej tё ishte tё shtegtoje mbi kёtё dhé dhe tё mos e ndjeje asnjёherё emocionin madhёshtor tё dashurisё, rrahjet e tёrbuara tё zemrёs.  Ajo tani rrinte nё qytetin e madh ku kokё mё kokё mblidheshin kombet. Ishte me siguri tjetёr njeri. Kishte ajo, tjetёr botё, tjetёr shpirt, tjetёr lёkurё. Ndoshta e kujtonte, ndoshta jo. Njeriu zakonisht kujton ato ndodhi qё e godasin atё mё shumё. Kujton emocionet mё tё forta. Pjesёn tjetёr ai e hedh tej, e flak nё bodrumet e kujtesёs dhe thjeshtё jeton pa to. Por ja qё sa mё shumё kalonte koha, netёve tё ftohta dimёrore, nё verё me afshin, nё vjeshtё me gjethet e thara qё era i fuste deri tek oda e tij, ai para se tё flinte apo para se tё zgjohej, e kujtonte. E kujtonte me mall dhe nostalgji.

Please follow and like us: