Alfons Zeneli: Natyrë në natë
Një natë do iki
por natën nuk ta marr.
Do ia le si kujtim
Ta kesh kur të lexosh veten
nën dritën e pendimeve.
Rresht më rresht
do jehojë klithma e thyer e mureve,
e mureve që qajnë duart tona
të lara me mëkatet e kohës së pakryer.
Aty nguli gozhdët e pengjeve
e në to vari fjalët që s’i veshe kurrë, flokët e pakrehur,
duart e pamëshirshme,
orët e vona.
Atë nattë
do përleshesh me heshtjen.
Kur ta zërë gjumi,
hidhja helmin tim në vesh.
Bëja tabut këmishën që harrova.
Shiko përreth.
Dëgjo ritmin e kuq të yjeve,
fishkëllimën e paarsyeshme të hijeve,
harpën e dehur të bardit që po vdes,
qershitë që të bien mbi trup.
Pikërisht e tillë do jetë nata
kur do iki si natë.
*
Po përse kaq e gjatë vetmia,
po dhimbja përse kaq e gjatë.
Please follow and like us: