Artan Xh. Duka: Demokracia si maskё e autokracisё!
“Ҫ’ne ky sekret? Njerёzit janё tё mёnҫur. Dinё si tё reagojnё” pyeti Eduardi pasi agjenti K. i tregoi pёr alienёt nё Tokё. “I menҫur ёshtё personi, ia ktheu agjenti K. – Njerёzit janё budallenj, kafshё paniku tё rrezikshёm dhe ti e di kёtё. 1500 vite mё parё tё gjithё e dinin se Toka ishte qendra e Universit. 500 vite mё parё tё gjithё e dinin se Toka ishte e sheshtё dhe 15 minuta mё parё edhe ti e dije se ishim tё vetёm nё kёtё planet. Imagjino ҫfarё do tё dish nesёr”! – nga filmi “Burrat nё tё zezё” (angl. “Men in Black”) ku agjentё misteriozë e specialë nё tё zeza ishin kujdestarё tё ruajtjes sё sekretit tё pranisё aliene nё planetin Tokё (që për shumë individë nuk është thjesht sajesë).
Burrat e shtetit nё tё “zezё”
Pёrtej cinizmit tё agjentit K, nё demokraci mbetet gjithnjё aktual raporti i shoqёrisё me tё drejtёn e tё vёrtetёn. Ato nuk janё apriori monopol shumice ndaj nisur nga klisheja e shumicёs si kriter e noterizim pёr vendimarrjeje politike, ngrihen hamёndje sa herё politika kuturiset e merr kot dhe gjithshka e justifikon me vullnetin e sovranit!
Historia dёshmon se shpesh “sovrani” ёshtё i gabueshёm, bile manipulohet e ndёrsehet kollaj. Nga loja me fenё nё dёm tё kohezionit njerёzor (luftrat, masakrat, steriotipet fetare, persekutimi i progresit, mendimit ndryshe, deri Jezusin e braktisi “shumica” etj), kulisat politike me pasojё ndarjen e pёrplasjet etnike, nacionale, racore, ideologjike, partiake etj brenda “katundit” Tokё etj drama historike pёr njerёzimin e planetin njёkohёsisht.
E megjithatё, sesa emancipimi shoqёror (do kohёn e tij), ajo qё pёrkeqёson gjёrat ёshtё manipulimi e abuzimi me evolucionin e tij. Cinizmi dashamirës i agjentit K. është lule përballë cinizmit politik me votuesin.
Politika misionare nuk krijon sekrete e shpurra “burrash shteti nё tё zezё” qё t’i ruajnё ato. Nuk bёn marketing politik e trumbeton se votuesi ka gjithnjё tё drejtё se e di qё edhe nuk ka. Nuk hiqet sikur dёgjon zёrin e votuesit por e fton atё t’a ndjekё pas duke dёshmuar kurajo, largpamёsi, tejdukshmёri, moral e parime qoftё edhe duke rrezikuar votёn e rradhёs.
Ndёrkohё politika e kulisave me “fytyrё pokeri” e tranzicionit bёn sikur dёgjon e plotёson dёshirat e “sovranit”, shёnjtёrinё e votёs etj mufka qё i leverdisin sa kohё mjegullojnё pёrfitimet e privilegjet pёr tё cilat “sovrani” as nuk ia ka idenё.
Njёlloj si agjenti K. por pёr motive krejt tё tjera, kasta jonё politike u vesh me tё “zeza” prej viteve 90. Jo e zezё respekti ndaj vlerave nё shoqёri qё nuk janё mё apo rrezikojnё atё fat, as e “zezё” pёr tё mbuluar tё vёrteta qё tё mbrojnё nga vetvetja por e “zezё” misteri pёr marifetet nё kurriz tё demokracisё e qytetarit qё vetёm i bёhet karshillёk dhe merret i mirёqёnё.
Ndryshe nga agjenti K, burrat e shtetit nё tё “zezё” e privojnё shoqёrinё nga e vёrteta jo nga meraku pёr qytetarin por nga meraku pёr veten sepse “minaren” e tё pathёnave tё abuzimit nuk ka thes qё e nxё ndaj dhe shfaqja e demagogjisё e hipokrizisё duhet tё vazhdojё dhe “sekreti” po ashtu.
Karnavali demokratik
Politika e tranzicionit zhgёnjeu nё pritshmёritё e tejdukshmёrinё e saj. Ndryshe nga burrat nё tё “zezё” tё monizmit qё njёlloj si agjenti K. besonin se vёrtet mbronin shoqёrinё nga vetvetja, burrat e shtetit nё tё “zezё” tё tranzicionit kanё krijuar kulte e sekrete pёr sytё e publikut ndёrkohё qё bёjnё kampionin e lirisё, drejtёsisё, tejdukshmёrisё, vullnetit tё shumicёs e anatemojnё tё shkuarёn pёr to.
Kasta nё tё “zeza” e tranzicionit mori shёmbullin e keq nga perёndimi duke shpёrfytyruar demokracinё me hibridin qё na pllakosi nё derё. Ndonse shpёrfill e i bёn karshillёk qytetarit, ajo prapё vazhdon me avazin e vullnetit tё sovranit sa herё kuturiset nё mbrojtjen apo projektimin e abuzimit e privilegjeve tё saj. E di qё shumica nuk njёsohet me tё drejtёn e tё vёrtetёn e prapё fshihet pas saj.
Flet pёr “sovran” ndёrkohё qё me ligj zgjedhor vota jepet me detyrim-pёrcaktim e Kuvёndi gёlon nga tё emёruar qё ia dedikojnё karriken e besnikёrinё BeRamёs e jo votuesit.
Flet pёr “sovran” por ndryshe nga bota, Italia sё fundi, nuk e vё nё refene referendumin duke e bёrё “legjendё” atё e zёvёndёsuar me pёrҫudnimin e Kёshillimit Kombёtar edhe ai i harruar tashmё.
Flet pёr “sovran” por financon fushatat zgjedhore nga xhepi qytetar e privatё qё kёrkojnё reston mё pas nё cёnim tё barazisё e interesit publik ndaj krahas rikthimit tё mazhoritarit, duhet riparё edhe financimi i fushatave zgjedhore. Boll janё kuotat e partisё.
Flet pёr “sovran” por kanё ndukur male e kodra e mbingarkuar mjediset urbane sikur tё mos kishte hapёsirё tjetёr duke zhbёrё kujtime e nostalgji pafund brezash pёr interes zgjedhor, fitime apo egoizёm e narҫisizёm se duan tё futen me zor nё histori, kёtё koha do e tregojё.
Flet pёr “sovran” por nё fushatё dilet vetёm me “kopertinёn” se faqet e brёndёshme tё programit zgjedhor shkruhen mё pas. Nga qokat me pasurinё publike, strategjikёt 1 euro, dalja “mik” me botёn sapo nё pushtet, pabarazia me ligje nga saga e pensioneve – specialet, bonuset selektive, refuzimi i bonusit elektrik e taksave pёr pensionistёt pa tapi qё i la pa shtёpi e tapi po kjo qeveri, rrёmuja pronёs – nguten pёr legalizimet e jo kompensimet, strehimi me klientelizmin e politizimin e tij etj marifete nga burrat e shtetit nё tё “zezё” qё vetёm pёr ligj, barazi e tejdukshmёri nuk ua ndjen.
Tё palarat e tranzicionit
Kasta nё tё “zeza” e tranzicionit i jep emёr tё keq demokracisё qё duam tё gjithё. Kriteri i shumicёs ёshtё epёrsia e dobёsia njёkohёsisht e demokracisё por gjёrat shkojnё keq kur “burrat nё tё zezё” tё politikёs spekullojnё pёr interesa qё vetёm qytetarit nuk i shёrbejnё.
Ndonëse e papёrsosur, sa kohё thelbi i demokracisё mbetet liria pёr tё ndryshuar, mbetet joshёs si sistem. Degradimi, tek ne e nё botё (deri thirrjet pёr t’a zёvёndёsuar me njё “monarki” alla-CEO korporate) nuk ёshtё degradimi i demokracisё por i kastave qё e kanё monopolizuar atё e abuzojnё nё emёr tё saj.
E sa kohё ndrydhet liria pёr ndryshim, “kopsitet” ligji zgjedhor, shndёrrohet nё tabu referendumi, perёndimi i jep pёrparёsi gjeopolitikёs e jo demokracisё etj, ky avaz do vazhdojё edhe tek ne. Do abuzohet nё emёr tё demokracisё e kusuret do i vishen asaj.
Dyshja Rama-Berisha mbajnё sot njёri-tjetrin nё kurriz tё demokracisё. E “vёrteta” qё ruhet nga “burrat nё tё zezё” nё politikё ёshtё pёrjetёsimi i kastёs qё gjithshka e bёn me logon e nё emёr tё “sovranit” por larg syve tё tij!
Do i nxjerrin tё palarat njёri-tjetrit njё ditё, do tё bёjё emёr e fitojё popullaritet opozita e re nё Kuvёnd, do tё bёjё tё tijёn SPAK apo Perёndimi, kёtё koha do e tregojё. Qytetari tё bёjё tё tijёn e jetё gati pёr tё vёrtetat e kyҫura nga ‘90 nga burrat nё tё “zezё” nё politikё. Do tё ҫlironte qytetarin nga ta e “sekretet” pas kurrizit tё tij e pastaj vetё demokracinё qё nuk shkon tё jetё fasadё e alibi pёr autokracinё.