Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Malaj: Mirënjohja e Aurela Gaçes më ka gëzuar

Mirënjohja e Aurelës më ka gëzuar. Por ne, jo vetëm familjarët, shokët dhe miqtë e saj jemi të mrekulluar nga arritjet e tua, vetëm nga sakrificat dhe përkushtimi juaj që na bëjnë përherë krenarë.

Sakrificat e tua në SHBA për të mbështetur mirëarsimimin e motrës tënde, është prova më e plotë, më e qartë dhe më e drejtpërdrejtë e zemërgjerësisë dhe vlerave të tua humane maksimale, me rrënjë të thella familjare.

Suksese e dashur Aurela në çdo moment dhe ambicie, si një artiste e përmasave kombëtare qe ev nise rrugetimin e suksesit që në Llakatund, si një vajzë e vogël çamarroke që këndoje me aq krenari në shkollën fillore në Llakatundin tonë të dashur.

Kur vajta për të parë Vefin para pak ditësh tek Teatri, takova dhe aktoren Rajmonda Bulku, e habitur me pyeti: “Po ti pse këtu”? Kur i thashë që me Vefin jemi rritur në Llakatund, me të qeshur tha: “Çfarë qenkeni ju nga Llakatundi, të talentuar në art me Aurelën dhe Vefin dhe të talentuar dhe në politikë”?! Ishte pyetje retorike.

Për nga modeli i suksesit tuaj, bazuar 100% vetëm në përkushtimin dhe sakrificat tuaja personale ekstreme, ju jeni një “Ronaldo” shqiptar që vazhdon të shkëlqejë.

Të përqafoj me mallin dhe respektin që ti e meriton përherë!

Please follow and like us: