Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Studim me vlera shkencore e historike për Tiranën
Dashuria për Tiranën
Harallamb Kota këto ditë ka botuar librin “Tirana, vendbanim i hershëm i fisit pellazgo-ilir të etruskëve tyrren”. Libri është një studim i thelluar, si dhe një ndihmesë në trajtimin e plotë dhe mbi baza dokumentare të kryeqytetit Tiranë. Me këtë libër autori ka prurë njëherësh dhe një kontribut të çmuar në fushën e historisë kombëtare.
Autori është përpjekur dhe i’a ka arritur të rindërtojë të plotë imazhin e zanafillës së Tiranës, me veçoritë e veta dalluese si në organizim, ashtu dhe në veprimtarinë e dendur shoqërore dhe luftarake, pa lënë jashtë trajtese rolin e spikatur të saj, duke filluar nga fiset parake tirrene-etruske dhe fiset ilirëve parthin, familjet princërore Skurra, Tapia, familjen mbretërore Kastrioti, familjet shqiptare Bargjini, Toptani dhe tiranase, si dhe të familjes Kota. Në libër për herë të parë jepet e tërë skema e veçantë organizative, të plotësuar nga shekulli në shekull, me të dhëna për tradita, zakone, besime, luftime, si dhe me dukuri e risi të veprimtarisë politike e shoqërore nga periudha në periudhë. Madje, sillen në mënyrë të plotë mjaft të dhëna e statistika për popullatën, besimet, organizimet, drejtuesit, si dhe bujarinë dhe patriotizmin e popullatës vendase.
Dëshirën për të shkruar librin kushtuar Tiranës, autorit i ka lindur që në rininë e hershme të viteve ’50 të shek. XX, por dhe për familjen Kota të dëshmuar, duke filluar nga shek. XV me Kol Gjon Kota deri tek Jorgji Llambi Kota në vitin 1922 në Tiranë, e deri më sot. Autorin në vite dëshira për të shkruar për Tiranën, e kishte pushtuar në tërë qënien e tij, duke e ndjekur përgjatë viteve. Kjo dëshirë u shfaq fuqishëm në periudhat që shkroi dhe botoi njëri pas tjetrit mjaft libra.
Për të arritur në shkrimin e librit për Tiranën, autorit shprehet se në veprimtarinë e tij, i shfaqeshin kujtime të shumta të periudhave jetësore në këtë qytet, duke përshkruar brenda vetes magjinë e përthithjes së banorëve, që e donin vendlindjen e tyre dhe nuk e braktisën dhe nuk u larguan në një vend tjetër. Dashuria për Tiranën ishte e fortë dhe e ngjashme, siç shprehet autori “me ngjizjen e foshnjës me mëmën e saj”.
Në jetesën e përbashkët familjare me vëllezër, motra dhe me nuse dhe fëmijë të tyre, u lidhën pazgjithshërisht me të parin e shtëpisë, gjyshin, stërgjyshin, mposhtën varfërinë dhe kushtet e vështira të jetesës. Autori në libër ka arritur të theksojë se “bashkëjetesa mes tironas me prejardhje fisnore, krahinore, e fetare të ndryshme dhe harmonia midis familjeve praktikante të besimeve fetare dhe atyre me botëkuptime ateiste e laike, ishte e lavdëruar”. Kjo dëshmi dhe të tjera e mbajtën gjalla qytetërimin shembullor të trashëguar nga kultura hyjnore që nga pellazge-ilire e etruskeve tyrren, e albanëve parthin dhe deri në arbërit skënderbejan.
Autori thekson se shkroi për Tiranën, duke patur për bazë dhe kujtimet e familjes së vjetër tiranase me kryefamiljar Jorgji Llambi Kota e Harallamb Jorgji Kota. Të gjitha janë të dëshmuara me foto familjare, me dokumente arkivore, si dhe me tregime të ruajtura në memorie në periudhën historike mbi shekullore në vitet 1922-2024.
Autori ka shkruar të dokumentuar për jetesën në rrugën e Kavajës në “Lagjen e Re” në Tiranën e Vjetër në vitet 1922-1939; në rrugën e Pishës në lagjen Sulejman Pasha, mëhalla e Kazanëve në vitet 1939-1946 dhe mëhalla e Katrosheve në vitet 1946-1956. Më tej ka përshkruar zhvillimet dhe jetesën në lagjen “Tirana e Re”, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në mëhalla e Zotajve në vitet 1956-1988, në rrugën “Perlat Rexhepi” në bllokun “Miqësia” në vitet 1988-1994, si dhe jetesën në lagjen nr. 10, në rrugën e Kavajës “Tirana Qendër” pallat banimi në vitet 1994-1999 dhe në rrugën e Kavajës pranë “Radio Tirana” e vjetër shtëpi private në vitet 2000 e në vijim.
Dëshira e Harallamb Kotes u nxiti për të shkruar librin për Tiranën, nga leximi i kronikave të misionarëve shetitës, me botimet e shumta të tyre, ku përmëndet Tirana si fshat dhe qytet dhe nga zhvillimi i saj, duke u nisur nga burime të shumta historike, të cilat janë të shtjelluara gjerësisht në faqet e librit.
Nga të gjitha librat dhe studimet e shkruara për Tiranën, autori thekson se trajtimin me shkencor dhe më të plotë të historisë së saj, sipas tij, e ka bërë akademik Kristo Frashëri në veprën “Historia e Tiranës”. Harallamb Kota duke u nisur nga shkencat historiografike, të cilat nuk janë shteruese, shkroi librin e tij në një këndshikim të ri. Ai gjatë gjithë punimit të librit ka ditur të lidhet mjaft mirë me fenomene dhe ngjarje që kanë ndikuan në themelimin e vendbanimit historik që nga Tyrhanna deri në Tiranën e sotme. Këndshikimi i tij ka synuar në misionin për ta parë ndryshe problemin, duke filluar me popullimin e krahinës Tyrhenia, e më pas të emërtuar Parthania, Albania, Skurria, Taranna, Tirana, për të trajtura gjerësisht që nga fiset pellazge-ilire gigane e titanë, tirrenë, partene e albanë dhe më pas, me fiset arbër-shqiptare katolike gegë dhe ortodokse myzeqare, lab e toskë.
“Historia e Tiranës” e Kristo Frashërit udhërrëfim
Autori është mbështetur fort në librin “Historia e Tiranës” të Kristo Frashërit që ka publikuar emrat e besimtarëve ortodoks në rregjistrin e kishës “shën Prokop” në vitin 1817, ka gjetur kontributin e njerit prej të parëve të fisit të tij, tregtari Mihal Kota që ka kontribouar në ngritje dhe gjallërimin e kësaj kishte.
Harallamb Kota ka rendur për të argumentuar dhe ka sjellë faktin se Kristo Frashëri e ka mbështetur mendimin e linguisti italian G. Askoli, ku emri Tiranë së bashku me emrin Toskë janë shumë të ngjashëm me emrat Tirreno e Tusko të etruskëve italik. Këto ngjasi duhen parë si emra të trashëguara nga familja gjuhësore tirreno-pellazgjike. Ky deduksion historik dhe shkencor i përket trajtimeve etimologjike të termave, fjalëve dhe toponimeve pellazgjike të trashëguara në gjuhën e popullit ilir-arbër-shqiptar. Në libër sjell mjaft dëshmi dokumentare që flasin shqip. Autori nëpërmjet mjaft të dhënave që sjell në veprë si në gravura, pllaka varresh, lapidare kushtuar ngjarjeve, ndodhi, histori të prijsave popullor, etj., ka arritur në përfundimin se “toponimi shterues Tirana, vjen nga toponimi parësor Tyrhanna”. Ky dualizëm ‘Tirana’ dhe ‘Tyrhanna’ e ka nxitur për një kohë tepër të gjatë për të shkruar librin “Tirana vendbanimi i hershëm i fisit pellazgo-ilir të etruskëve Tyrren”.
Libri që në fillim trajton praninë etruske në hapësirën perëndimore të Ilirisë Qendrore, ku autori pasqyron me dokumente rolin e tyre në zhvillimet e qytetërimeve etruske dhe në themelimin e vendbanimit Tyrhanna. Autori, mbi bazën e një përvoje të gjatë studimore, në mënyrë kronologjike ka trajtuar rënimin e qytetërimit tyrhana, si dhe ikjen e etruskëve tyren, dhe më tej shtrirjen në këto territor të fiseve parthinë pellazgo-ilire, të taulantëve, albanëve, emanthëve, skurrive, arbërve dhe për të arritur tek shqiptarët.
Rëndësi në këtë studim kanë periudhat historike të sundimit të krahinave të “Taranna e Madhe” dhe “Taranna e Vogël” prej princit Gjon Kastrioti, ku në rregjistra tregtar dhe në dogana, banorët e krahinës janë dokumetuar me shënimin “tregtar nga Tirana”. Autori në morinë e ngjarjeve të shumta të ndodhura në hapësirën gjeografike të quajtur Tyrhanna, Taranna, Teranna dhe Tirana, i ka përfshirë dhe i ka shoqëruar me data historike, emra pushtusi e ushtri pushtuse, me emra mbretëri pellazg-ilir, Dyrrahu, Epidamni, Galauri, Bardhyli, Glauku, Agroni, Teuta e Genti, etj. Autori është mbështetur tek sundimtarë arbër-shqiptar, në familjet feudale si Skurra e vendosur në Brrar; princ Progon Skurra i vendosur në Krujë; familja Topia e vendosur në Petrelë, familja Kastrioti e vendosur në Petralba të Matit, si dhe mbreti Gjergj Kastrioti Skënderbeu i vendosur në Krujë. Më tej analizon Tiranën që e kanë sunduar pashallarë Osman, qeverisur e drejtuar nga prefektë dhe kryebashkiakë turkoman. Në libër vijnë me radhë periudhat e nënprefekturës, periudhat e prefekturës, si dhe periudhat kur Tirana ishte fshat dhe periudha kur Tirana u shpall qytet.
Tirana, vendbanim urban i pëlqyshëm
Harallamb Kota në libër ka trajtuar gjerësisht informacione të shumta lidhur me popullsinë, përbërjen demografike, me ndarjet fetare, me hapjen e shkollave shqipe dhe me zhvillimin e arsimit, kulturës, infrastrukturës, shtypit dhe të degëve prodhuese. Ndaj libri fillimisht e trajton Tiranën si një vendbanim rural të banuar me popullsi katolike. Më tej, autori e shikon Tiranën si një vendbanim urban të pëlqyshëm, ku dhe u dyndën në periudha të ndryshme popullsi shqiptare nga krahina dhe nga kolon islamik turq e arab iranian, iraken, sirian e egjyptian, etj. Të gjithë këta perandoria osmane i kishte shpërblyer me ofiqe, me punë të mira dhe me toka pjellore. Kështu kolonë islamik krijuan bashkësi të tyre fetare dhe ndërtuan vende të shenjta si xhami e teqe. Këto objekte i kthyer në qendra të përhapjes së islamit, por dhe të zbatimit të platformave antishqiptare, duke u mohuar etninë shqiptare, shkrim dhe arsim në gjuhën shqipe të pellazgëve hyjnor. Ofiqet osmane të përqyera nga paria shqiptare dhe nga shtresa të përunjura përfituan tokë bujqësore dhe kullota. Këta të privilegjuar të osmanëve ushtruan pushtetin me të gjitha mjetet e dhunës dhe i detyruan shqiptarët të ktheheshin nga kristian në islam.
Në kryeqytetin shqiptar duke u nisur që nga Tyrhanën e etruskeve tyrren dhe Tiranën arbër shqiptarë, familjet që erdhën nga të gjitha trojet shqiptare dhe u ngulën këtu, ndikuan ndjeshëm në rritjen e popullsisë dhe krijimin e një përmbajtje të re në strukturë, në politikë, në bindje fetare, etj. Të lindurit në Tiranë e përmbysën përfundimisht dallimin midis banorëve. I vetmi dallim shprehet autori mbeti prona private mbi truallin dhe tokën bujqësore të përfituar nga sulltani si shpërblim i konvertimit në mysliman dhe pranimin e sundimit osman.
Autori me një gjuhë dhe stil të thjeshtë, por të qartë e të rrjedhshëm, me një stil rigoroz shkencor, ka operuar me faktet dhe dokumentet e marra në arkiva, muze, biblioteka dhe madje edhe me ish-drejtues të Tiranës, duke i’a dalë me sukses të risjellë në mënyrë të plotë formatin dhe përmbajtjen politike, organizative, shoqërore dhe të Familjeve të Mëdha tiranase në kohë dhe periudha të ndryshme të zhvillimit të saj.
Njëherëshi, autori, në këtë libër monografik të plotë, kontribon dhe në publikimin e një numëri jo të vogël faksimile me dokumenta autentik që i përkasin Tiranës dhe veprimtarisë së banorëve të saj. Këto dhe aparati shkencor i pasur, që shoqërojnë librin, e bëjnë atë më të besueshëm dhe të argumentuar. Kësisoj, libri jo vetëm sjell vlera njohëse dhe shkencore, por ai mund të shndërrohet mjaft lehtë në një botim shkencor monografik me vlera studimore. Edhe pse autori operon në një terren disi të lëvruar, trajtesa në një monografi e organizimit dhe veprimtarisë së një qyteti të madh dhe në zhvillim të veçantë, ka vlera përgjithsuese dhe njohëse. Është meritë e autorit që ka ditur të na i japë këto veçori duke shmangur përsëritjen.
Harallamb Kota jep një imazh të qartë dhe të menduar mirë, të njeh me situatën, me terrenin e trevës e cila në kohë të ndryshme të zhvillimit të saj është bërë arenë e veprimtarisë së luftimeve të familjeve të maëdha tiranase, falë dhe pozicionit gjeografik, por dhe terrenit në të cilin është ngritur qyteti. Libri i ndërtuar mbi bazën e një strukture të qartë, monografia jep një tabllo të plotë për zhvillimin e qytetit, me të gjithë treguesit e vet. Me interes është informacioni për sunduesit e saj në vite e shekuj, për strukturën e qytetit dhe zhvillimet e tij, për problemet e organizimit dhe mekanizmit të funksionimit të qytetit, në përshtatje me veçoritë e detyrave e të veprimtarisë së tij.
Punën e ngritjes dhe zhvillimit të qytetit autori e shikon me një vizion të gjerë, si në organizimin dhe veprimtarinë e drejtuesëve, në përpjekjet dhe në ndihmesën për zhvillim dhe përparim në arsim, në kulturë, në organizim të pushtetit, e sidomos në furnizimin e tij me ujë, drita dhe me rrugë e godina të reja e të kohës etj. Nëpërmjet kësaj monografie evidentohet qartë vlera dhe roli i madh që ka luajtur kryeqyteti në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
Me një aktivitet të gjerë e të shumëanshëm, Tirana u bë një faktor themelor i të gjithë jetës politike, organizative, shoqërore, shkencore, arsimore e kulturore të vendit, jo vetëm në pikëpamje të intesitetit të veprimtarive, por edhe për të organizuar e për të ndërmarrë nisma mbarëkombëtare.
Libri shquhet për gjuhë të pastër, për një mendim të rrjedhshëm e të qartë. Vihet re, se kjo monografi, është rrjedhojë e një pune tepër voluminoze, e një studimi të gjërë të literaturës së botuar e arkivave, të cilën autori e ka përdorur e cituar me kriter e korektesë.
Njohje me autorin Harallamb Kota
U lind në Tiranë në mars të vitit 1953 në një famije patriote shqiptare. Paraardhesit e tij ishin shqiptar ortodoks dhe gjatë sundimit osman e kanë ndryshuar vazhdimisht vendbanimin e tyre. Në vitin 1801 vëllezërit Kota u larguan nga qyteti kala i Beratit. Mihal A. Kota u vendos në Tiranë, ndërsa Llambi A. Kota në Korçë. Më pas pjesëtar të familjes Kota kanë emigruar në Egjipt e Amerikë. Në 28 janar të vitit 1922, Jorgji Kota u vendos përfundimisht në Tiranë dhe u punësua në kishën unite “Shën Gjergji” ku shërbente prifti shqiptar nga kalaja e Beratit at Jorgji Theohari.
Harallamb Kota arsimimin e ulët e të mesëm e ka kryer në gjuhën shqipë në Tiranë. Arsimin e lartë e kreu në Universitetin shtetëror të Tiranës, ku studio për shkenca ekonomike dhe u dipllomua ekonomist plani për indushtrinë. Në vitet 1976-1983 ka punuar ekonomist në ndërmarrjen gjeologjike B. Curri në Tropojë. Në vitin 1983 ka punuar specialist transporti në ministrinë e Industrisë Minierale. Në vitin 1988, ka punuar kryetar i Degës Transportit në Parkun e Industri Minierave Tiranë. Më pas kryetar i administratës së shërbimeve shëndetësore në Rajonin nr. 1 në Tiranë dhe pas viteve 1990, nëndrejtor i drejtorisë të shërbimeve shëndetësore në Rajonin nr. 1 Tiranë. Në vitin 1995 u emërua në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë Finaciare dhe pas shkrirjes së kësaj strukture, nga viti 1998 e në vazhdim punoi Profesion i Lirë “Kontabël i Miratuar”.
Në vitin 2010, krahas aktivitetit privat, iu kushtua çështjes kombëtare shqiptare, nisi të studioi historinë e popullit shqiptar dhe botoi disa libra: “Im Ateë”, “Iliria, ardheu i parë i shqiptarëve”, “Pendat shqiptare dhe shkundja e hareses”, “Kufiri ky ndarës i madh i shqiptarëve”, “Koço Kota për një Shqipëri Oksidentale”, shqipëroi veprën e Dr. Nuçi Kota me titull “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grek” dhe në vitin 2022 botoi librin “Shqiptarët me pushkë e penë për gjuhën shqipe e Mëmëdhenë”.
Harallamb Kota, është anëtar i “Akademisë Alternative Rrënjët Tona”, i Biblotekës Kombëtare, i Arkivit Shtetëror të Shqipërisë dhe tepër aktiv në portalet e mediat publike, ku shpreh qendrimet e tij lidhur me çështjet kombëtare shqiptare. Ky kontribut është vlerësuar nga “Akademia Alternative Rrënjet Tona”, shoqata atdhetare kulturore Labëria “Nderi Kombit” e “Beslidhja Gorare”, të cilat e kanë nderuar me Diploma e Certifikata “Mirënjohje”.