Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Guga e stafi i tij zhvendosen në Preshevë

Ka kohë që përgatitet për spektaklin e madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” që do të realizohet këtë vit në Preshevë, dhe siç e kemi bërë publike edhe axhendën e tij në kuadër të këtij spektakli të madh, Sokol Guga ka kohë që ka nisur turin e intervistave por edhe takimet me biznesmenët shqiptarë të cilët jetojnë në botë. Turi i takimeve nisi me Kosovën, Preshevën, Bujanovc, Itali, Zvicër, Gjermani, Danimark, Palma de Mallorca për tu mbyllur në Helsinki të Finlandës ku do te kete takimin e fundit me biznesmenin e fuqishëm nga Kosova Gazmend Hajdinin. Stafi i produksionit shprehen se Guga është kujdesur posaçërisht vetë për këto takime dy ditore ku shoqërohet dhe nga dy operatorë të cilët filmojnë cdo takim apo intervistë. Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” është spektakli më i madh në rajon kushtuar një figure aq të dashur për të gjithe ne, si Nënë Tereza, ku këtë vit organizohet në Preshevë ku është nën kujdesin e veçantë të kryetares së komunës Ardita Sinani. Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” është ngjarja më e madhe e cila organizohet në Preshevë, dhe kur e merr në duar Sokol Guga, ai e kthen në sukses.

Please follow and like us: