Hermes Nikaj: Suksesi e ka emrin Anila Cullhaj me Atelie Asi

Stilistja e mirënjohur shqiptare Anila Çullhaj hapi dyert me koleksionin e ri 2025 të veshjeve në mjedise tërësisht të reja dhe komode.
Me qindra modele fustanesh për femra dhe për fëmijë, kostume për meshkuj, pra në atelinë e saj gjejmë gjithçka që na nevojitet dhe me super çmime.
Para pak ditësh ajo organizoi një mbrëmje festive ku prezantoi edhe veshjet e reja mes të ftuarve e të pranishmëve. E veshur stil dhe me shije Anila shkëlqeu ata natë ku mori komplimeta e dhurata pafund.
Me mbi 20 vite eksperience, ku ka punuar edhe në SHBA, tashmë Atelie Asi e gjejmë edhe në Elbasan.
Dikur, para disa vitesh, ishin firmat e huaja qs stacionoheshin në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe sidomos në Tiranë, ndërsa tashmë shumë profesioniste të stilimit kanë atelietë e tyre, njësoj si në vendet perëndimore ku konsumatorë nuk janë vetëm shqiptarët, turistët e pafund, por edhe mjaft të huaj.