Albspirit

Media/News/Publishing

Irena Dragoti: Zgjohem çdo ditë si një degëz ulliri

Zgjohem çdo ditë si një degëz ulliri

të paqtoj udhën plot thyerje të zemrës

ku fle fëmijëria ime e pajetuar.

dhe dëshira për të fshehur,

mërzinë, që i rrëzohej syve babait,

reteorikat e nënës, në formë lutjesh

çdo fund muaji…

Pa harruar të buzëqesh,

si një ecje në kah të kundërt

T’i fshihem njerëzve

që shihen në buzët e mia si pasqyrë

për të lexuar gjëmat e tyre.

*

Zgjohem çdo ditë, majëgishtash

dhe heq dorë nga pafuqia

për të ngjall besim njerëzve

Jeta më mbeti mbi krye

si një dritë e harruar ndezur,

derisa të digjet…