Frederik Ndoci: Ferma Vip 2, Seneka, turma e mediokërve
Miq e dashamirës!
Dy fjalë sipas përvojës personale të fituar gjatë kohës së jetuar apo të harxhuar në mjediset e Ferma Vip 2.
Asnji idiot e mendon se nuk ka armiq gjatë jetës edhe nëse është gjeni ose edhe nëse është profet.
Po çfarë kanë të përbashkët profetët mitologjikë dhe profetnit e rinj?
Dikur, (kemi lexue) se profetnit ishin mendje ndritur dhe të iluminuem në chakrën e 7-të me shumë të tjerët, e ndeshim në gravura dhe piktura të kohëve me një rreth ngjyrë ari.
Ndërsa profetnit e sotëm e dij t’i dalloj dhe e them me saktësi se nëse janë të iluminuem nga hyjnorja energji të impulseve eletrostatike apo janë thjesht të vetiluminuem vetëm me bojë kimike.
Sot profetnit e vërtetë nuk ecin shkretinave, ata as nuk hipin në malin Sinai, ata nuk ulen në gjunjë dhe presin nga pema e zjarrtë urdhrat e Zotit.
Ata nuk venë në provë dyshimin e urdhrit të Zotit, nuk e marrin emrin dhe bëmat e Zotit nëpër gojë kot (edhe nëse janë këto rregulla e gjëra të kamuflueme nga shoku i tij Luciferri e Zoti po dremis një sy gjumë).
Ata heshtin dhe flasin, ata qajnë pa lot, por njerëzve u duket se vetëm qeshin, tallen dhe bajnë humor.
Ata thjesht nuk ecin, por ata zhvendosen në këndet e pandriçueme.
Ata nuk flenë, por mendojnë të ndalin gjuhën e lumit të fjalëve barut që ka dufi i tyre për t’u përballë dhe për të shpërlarë sadopak zhulin që kaplon nga puna e përbashkët të atyre ëngjëjve të zinj me brirë me bisht e sfurk në dorë, (djajt) engjëj që ndezin zjarre natën dhe që nuk krahasohen me dritën e pasosun që jep iluminimi i qirinjve nga profetnët e vërtetë.
Ata durojnë e nuk ankohen me kërcënimet e kamxhikëve që ndjejnë në trupin e tyre nga engjëjt e zinj.
Ata (të vërtetët) kurrë nuk reshtin së guxuemi për të drejtën, për të vërtetën, për insistimin e tyre për të hap nëse mundësisht “vetëm pak dritë, o shok, o vella”…
Njerzimi, turma sot e ka të vështirë mos me i kuptu.
Por e ka vërtet të vështirë me i pranu të vërtetat e tyre.
Të vërtetat e tyre nuk kanë ma vlerë në kohë… por merret si drithmë e vazhdim i humorit që profeti mbart kur po e thotë të vërtetën lakuriq.
Por kur e tashmja bahet e shkueme dhe dyshimi mposhtet.
Sepse epërsia e padijes që ka ai përball profetit të vërtet, ia lën vendin zilisë për të kenë nesër thjesht viktimë e planeve të keqhartuara nga të paaftë, ëngjëj të zinj me brirë e bisht që shkruajnë me sfurk firmamente flakë e që thjesht në errësirë po u tregojnë firmën e Luciferrit që tashma ka dalë nga rrethi i 7-të i nëntokes (ferrit-xhenemit).
Sot asht thesht shejtan në sipërfaqe të saj dhe po ju mban shpresën se Zoti i tyne nuk e ka frikë dritën e hanës, por sigurisht i druhet dritës së diellit shumë.
E ndoshta turma e ka të vështirë të kuptojë se lufta mes dritës e errësinës asht sot në kulmin e saj.
Shprogramimi dhe shtrenjosja e pedagogjise së shkollave në SHBA ka ndryshue që në javët e para të ushtrimit të detyrës në Shtëpinë e Bardhë nga Trump 2024.
Këtu fillon zanafilla e dytë e epokës së re.
Program-mediat të krijueme dhe të përdorura disa shekuj, kryesisht për denigrimin e njeriut, për të ulur numrin e njerëzimit e sidomos të personaliteteve në art, kulturë, dije, shkencë, aftësi dhe fetishizimin e tyre nga këto programe, ku në kohë rekord praktika e fama të barazohen nga njerëz me aftësi skeptike të blera me dije sipërfaqësore me kapacitete super të limituara.
Këta janë pseudo-profetë të krijuem nga fuqia e momentit që ka media për turmën.
E turma që sot në duar ka një mjet komunikimi ekstraterrestrial, telefonin, kompjuterin e media set mendon se ka lidhje “emocioni me logjikën”.
Kështu gishti i tij me tru plot, klikon dhe hell para në detin e medias, ku transparenca utopike e ndërgjegjes të gjithsecilit, harron se dikur Stalini u tha: “Ju votoni, por randsi ka ai kush i numron”.
Kjo ban edhe ma analfabetin të duket se sot nuk ka nevojë të djegë me shkrepse benzinë e flakë biblioteka, tempuj, papiruse, enciklopedi, diksionare për të zhdukur epërsinë e tyre si mjete e institucione mbi injorancën që zotëron.
Ata me një telefon në dore i pajisun me aparat video me tastierë shkronjash ku nuk ke nevojë as të dish të gjitha sepse mjafton një “klm, nsd, lol, psl, e cfl” e pafund shkurtime në fjalë që i kuptojnë ato vetë e të duhet një kurs pa fund të 12 mijë fjalëve të ish fjalorit famëkeq të 1967 të Kostallar-Demiraj, të arrijë sot në 2-3 mijë fjalë të shkurtueme.
Profetnit e rinj nuk bajnë ma retorikë as përballje me profetnit fakë.
Sepse profetnit fake janë pjellë jo e një nane në maternitet, por një grup pune para ekranit me duar në tastierë e me kufje në vesh.
Profetnit e vërtetë kanë duart në xhep, por kufjet e tyre janë të padukshme.
Lidhja me energjinë dhe vibracionet e ekzistencës janë frekuenca e krijuesve shkencëtarë që krijuen Inteligjencën Artificiale, ka arritur t’i vëjë në këto krijesa aparate, por mungon ndjenja e dashurisë, e dhemshurisë, e të vërtetës, e logjikës, e balancave të shkak-pasojë e dëshirë mundësi, e teorisë paralele të aftësisë së IQ me EQ, e kundërshtisë me argument logjik dhe emocionit që ngjall shpërfaqja e disnivelit e që justifikohet me paargumentin alogjik të subjektivitetit objektiv të Frojd.
Me kuptimin e të vërtetës së përkufizimit të bukurës sipas mendimit subjektiv të një njeriu të paformuar, tëpalexuar që ka ndjesinë e të bukurës së vërtetë që ekziston edhe jashtë ekzistencës të perceptimit personal.
Fundi i këtyre plan-programeve që i ngjajnë ma shumë kopertinave të empirizmit kostant të brezit të ri, besomëni se janë drejt vetëzhdukjes si pasojë e mendje-hapjes e mendje-dritjes dhe e fundit të luftës mes reptilëve dhe pleadianëve.
Reptilët si përfaqësues negativë, ku shpesh janë edhe gjeni të majave në gjetje dhe formulim të këtyre mediave, do kujtohen në të ardhmen si dikur “shitja e indulgjencave”, koha e ardhjes së Demokritit dhe Platonit.
Por Seneka mbet profeti dhe dijetari i vërtet që u detyrue nga njerëzit injorantë asokohe, të veshur me petka “si dijetarë” për rreth tij, të pinte helmin dhe të ndërronte jetë sepse Seneka sipas tyre kish lindur disa shekuj përpara me dijet e mëdha që posedonte.
Profetnit-Vip sot futen me vetëdije, jo për t’u ba kurban, ndër kazana me llavë vullkanike.
Qëlilmet e tyre nuk i ngjajnë kalvarit të vuajtjeve të atyre të dikurshëm.
Sot ata vendosin që t’i tregojnë shpresave të venituna të njerëzimit pozitiv se ka ende shpresë te e vërteta dhe e mira njerëzore.
Ata hyjnë në nji kazan sëbashku me mini-Vip ose never-Vip që edhe pse lëshojnë pak bojë Vip ose luspa që t’i mveshen atyre mini-vipave ose never-vipave dhe që në fund sfurku i engjëve të zinj me bisht e brirë të nxjerrë me kujdes mood-vip-in që do jetë personi ma i urryem gjer në seancën operative numerologjike të shpalljes së edicionit të ri.
Vip-at e vertetë nuk i druhen llavës, por i druhen llavës së mos indiferentizmit që ka kaplu shumë mendje ndritur dhe mjaftohen me konkluzionin se çdo luftë e çdo formë për iluminim të vërtetë asht e kotë.
Gjatë zierjes së tyre në llavet e kazanit Vip-i i vërtetë ka:
Lot gëzimi e zhgënjimi, që ngjall e vërteta kur përballet me të pavërtetën.
Kur shkrin shpresa të shtrydhura e vë në themel të tyre të vërtetën për zhgënjimin që do përftojnë miopët.
Për ëndrrat froidike të pa baza intelekti, me një ecuri në ekuilibër teli dhe rënie pa parashutë nëse nuk e kupton denigrimin personal.
Me përplasje opinionistësh ngarkuar dhe të gatshëm si insekte poison bartës me zhargon mendimesh të injektueme me shiringë nga produksion me detyra të qarta për të kamufluar minaren e që nuk futet lehtë në thesin transparent për krejt popullin që nuk ha më bar, por edhe pse pi e dëfrehet me tymnaja bari edhe në bar, tashma po rilind.
Për të ashtëquajturën monitorim 100% në 24/7 për gjithçka që i intereson vetëm gomës së produksionit ose delete të gishtave që numërojnë me shpejtësi parà, si dikur njerëz ex changes në këmbë të përqëndruar nën trusninë e kokës së strucit nën rërën e shkretinës.
Pilatët, xhelatët, gijotinat, Eskaliburët, Odisetë, rrufetë e Poseidonit, gjyqtarët e shkencëtarë me diploma fals, muzikantë e pseudo-krijues muzike që nuk njohin asnji rregull, as njohin vlera e emërtim notash muzike… godasin ndryshkun e padukushëm të korifejve klasikë e gjer atyre ‘pak gomerëve’ si unë që shkruajnë akoma muzike me pentagram dhe me shenja në armaturë për të caktuar tonalitetin.
Sot mjafton media dhe Bethoven përfundon në grafikë humori wc.
Ku Moxart shpesh shkruhet Mozart ose së fundmi Mos-art.
Asht e vështirë të zgjedhësh në tymnajë se ku asht ajri ma i pastër pa përdor nji aparat që shënon papastërtinë dhe llogarit orët se sa gjatë e kemi më ndotës ajri, me ndotës shpirti, me ndotës ndërgjegjeje, me ndotës të së ardhmes.
Të fala nga trumpdashës pa fund që do mbesin nga kjo luftë e pa kompromis.
Por populli mban profet atë që i dhimbset edhe nëse nuk i shihet gjaku që derdh… por që e mposhtën me vrasjen imagjinare.
Anduel Andrea Albi Big Mama Ester Elinara Alba Keisi Roni Nur Silvana Danila Erand Gani Nena Lim, ta dini se asht e vështirë me kenë i vërtetë dhe me i pranu të vërtetat edhe pse dhembin e shkaktojnë plagë e deziluzion.
Por jeta vazhdon.
Lavastovilja punon edhe me enët e lame me dorë në lavaman me solucion enësh pa doreza.
Mjafton që dikush e paguen energjinë eletrike.