Albspirit

Media/News/Publishing

Retrospektivë, 2017/Qeveri me disa ministra teknikë nga opozita

Afrim Krasniqi

Retrospektivë, 2017. Qeveri me disa ministra teknikë nga opozita. Një kompromis ballkanik për krizën politike. Ndryshe nga 1991 dhe 1997 nuk u krijua qeveri e re, por një pjesë dhanë dorëheqje dhe postet i kaluan opozitës, me kushtin që të mos kishte profile të larta politike. Për 4 muaj, dy muaj para dhe dy muaj pas zgjedhjeve.

Natyrisht, duke qenë formulë e sforcuar nuk funksionoi dhe nuk ndikoi as në rezultatin zgjedhor dhe as në standardin e zgjedhjeve. Modeli? E tregon më së miri rasti në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MAS): drejtuesi më i lartë administrativ mblodhi stafin, njoftoi për ministren e re dhe më pas urdhëroi që asnjë të mos komunikojë me ministren dhe stafin e saj. Pasoja? U krijuan dy linja paralele, dy protokolle/arkiva, dy sisteme vendimmarrje dhe për pasojë, MAS de facto pezulloi funksionet e saj. Me pak ndryshime, i njëjti sistem u ndoq pothuajse në të gjitha dikasteret.

Disa tipare të tjera unike? Kabineti nuk u mblodh asnjëherë, nuk ka asnjë mbledhje “qeverie”, vendimet janë vetëm qarkulluese, kryeministri nuk takoi asnjëherë ministrat “e opozitës”, ndryshe nga pjesa tjetër e qeverisë ministrat teknikë nuk mund të ishin kandidatë në zgjedhje, si dhe pas prishjes së koalicionit PS-LSI, statistikisht kjo ishte qeveria e vetme në historinë e vendit ku kryeministri ishte në pakicë numerike, pasi opozita dhe LSI përbënin shumicën e portofoleve. Gjithashtu, ishte rasti i parë kur Presidenti në detyrë dhe ai i zgjedhur ishin kundër qeverisë, madje ky i fundit, atëherë kryetar parlamenti, zhvilloi fushatë elektorale kundër shumicës/KM që e kishte zgjedhur! Detaje dhe kontraste që edhe në skenarët plot imagjinatë të Hollivudit vështirë të gjendet!

Kështu nisi!