Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam!

“A nuk mundemi ne dhe gjithё kombet tё jetojmё nё paqe? Tё fiksuar nё kundёrshtitё e ҫastit, ne shpesh harrojmё sa shumё i bёn bashkё mbarё pjestarёt e njerёzimit. Ndoshta duhet ndonjё kёrcёnim i gjithanshёm i huaj qё tё na bёjё tё kuptojmё kёtё lidhje mes nesh. Ndonjёherё mendoj sa shpejt do tё zhbёheshin dallimet tona nё mbarё botёn nёse do tё pёrballeshim me njё kёrcёnim tё huaj pёrtej kёsaj bote. E prapё, ju pyes juve, a nuk ёshtё tashmё mes nesh kjo forcё e huaj? A ka mё tё huaj ndaj aspiratave botёrore tё njerёzve tanё se lufta dhe kёrcёnimi i luftёs”? – Ronald Reagan, fjalim nё OKB. 

Paqe nga halli!

Askush nuk ia del dot tjetrit, aq mё tepёr pёrgjithmonё dhe historia tregon se zgjedhja qё jep zgjidhje, me tё fituar tё gjithё, mbetet tryeza e bisedimeve qё sado telashe, ёshtё mё e mirё se lufta apo tryeza mё pas.   

Mirёbesimi e hapja ndaj tjetrit si premisё pёr tё ardhme tё pёrbashkёt garantohen vetёm nga tryeza qё parandalon luftёn me mёritё e tensionet qё pasojnё. Me apo pa luftё, ironikisht gjithnjё kundёrshtitё bitisen nё tryezё ndaj mё mirё tё nisin po nё tryezё. Jeta e dinjiteti njerёzor janё vlera universale dhe gjakderdhja nё Ukrainё, tragjedia nё Gaza, tensionet nё Lindjen e Mesme, kudo nё botё, janё damkё pёr njerёzimin e sotёm qё pretendon tё shkelё sё shpejti nё planetin Mars. Luftrat nuk duhen lejuar as tё nisin pale tё “ngrohesh” nё zjarrin e tyre ndryshe kjo do tё ishte mё keq se barbarёt e dikurshёm sepse sot dimё por nuk duam kur luajmё me fatin e njerёzimit e planetit bashkё. 

Perёndimi duhet tё jetё shembull pёr mbarё botёn pёr vlera qё na bёjnё bashkё. Nuk ka pёrse tё kuturiset nё shpenzime pёr armatime nё kurriz tё mirёqёnies qytetare kur tryezat e bisedat me kundёrshtarin kushtojnё mё lirё. Nuk ka pse tё ligjёrojё dhёnien fund tё jetёs se nuk ia del dot me shpenzimet pёr mjekёsi e kujdes social se paratё ikin pёr topa e raketa. Nuk ka pse tё kuturiset e pёrhapё stile jetese qё konsumojnё burimet natyrore e marrin nё qafё planetin ndёrkohё qё nё botё ka aq shumё uri. Nuk ka pse tё ngrejё “mure” nё kufi e gjuajё emigrantё por tё hapё kufijtё nё respekt tё vetvetes e sё drejtёs tё lёvizjes pёr kёdo qё respekton ligjet, traditat e zakonet e vёndit mikpritёs se fundja, mbarё planeti, ёshtё shtёpia jonё.   

Paqja nuk pse bazohet nё forcё; do tё ishte “paqe” frike nga halli dhe e shkuara do e nxirrte kokёn sёrisht. Tryeza e bisedimeve pa kushte dhe jo ultimatumi e lufta ёshtё e vetmja rrugё qё garanton paqe pakthim. SHBA e BE duhet tё dёshmojnё se e vetmja “luftё” qё ia vlen ёshtё ajo pёr paqen nё tryezё. Sesa ushtria e raketat, “forca” e supremacia qё garantojnё paqen duhet tё jenё marrja e kalasё nga brёnda, arsyeja, parimet, vlerat demokratike, solidariteti mbarёbotёror pёr kauza qё vlejnё pёr tё gjithё, shtrirja e dorёs pa komplekse etj sepse jo rrallё, armiku mbahet mё pranё se vetё miku. 

As Rusia Ukrainёn e as bota Rusinё!

Pёrtej komenteve rreth tё “kartave” tё luftёs, as Rusia nuk ia del dot Ukrainёs e as bota nuk ia del dot Rusisё ndaj, nёse nuk e kthejmё dot orёn pas, ajo luftё makabre duhet ndalur tani. Reagimi perёndimor nuk duhet tё jenё vetёm sanksionet, furnizimi me armatime, rritja e buxheteve ushtarake, rikthimi i zborit apo shёrbimit ushtarak etj shpenzime kolosale nё kurriz tё mirёqёnies qytetare por kёmbёngulja sё pari dhe me ҫdo kusht pёr tryezё tё paqes e mundёsive pёr mirёkuptim, sё pari mes Rusisё e Ukrainёs por dhe vetё Rusisё e perёndimit tё pushtuar nga makthi i kompleksit tё Murit tё Berlinit edhe kaq dekada pas. Bota nuk bёn dot pёrpara me karshillёqe e tensione qё e zhytin atё nё rrethin vicioz tё mosbesimit e armiqёsisё duke marrё nё qafё brezin e rradhёs. Nuk ndryshojmё aq shumё me njёri-tjetrin dhe jeta vjen vetёm njёherё. 

Mirёkuptimi i dёshiruar nis nga dёgjimi i tjetrit dhe kjo ndodh nё tryezё dhe jo sheshbetejё. SHBA kishte tё drejtё pёr krizёn e raketave dikur nё Kubё dhe qё tё mos pёrsёritet historia e shmangen tensionet, gjёrat duhen parё edhe me sytё e tjetrit. Nga shtrirja e NATO pёrgjatё kufirit me Rusinё, roli e vendi i pakicave etnike, gjeopolitika qё ruan barazpesha nё rajon (psh. portet me ujra tё ngrohta) etj. 

Kufiri Ukrainё-Rusi nuk duhet lejuar tё shndёrrohet nё mur “Berlini”. Tё gjithё kanё ҫ’tё reflektojnё, Europa po ashtu sepse post-BRSS nuk dёshmoi hapje reale e mirёbesim reciprok por retorika e karshillёk triumfi ndaj tjetrit qё nuk mbylli por hodhi “kripё” nё plagёn e pa tharё tё sё shkuarёs. Shpёrbёrja e BRSS e dalja e shteteve tё pavarura ishte mundёsi pёr integrim mbarё-europian dhe jo ngulje “gozhde” Nastradini tek muri rus. Rusia bёri tё paimagjinueshmen pas rёnies sё Murit tё Berlinit por koha tregoi se nёse gjёrat nuk vlerёsohen si duhet, nga roli i Ushtrisё sё Kuqe ndaj nazizmit, hapja nё 90 etj, zё vёnd zhgёnjimi, pezmatimi e brenga qё ushqen dyshimin e mosbesimin historik.  

Ukraina ka nevojё pёr paqe, shpagim e dinjitet dhe tryeza e paqes duhet t’a garantojё atё. Njёkohёsisht ajo ka mundёsinё e rolit historik pёr tё bёrё kontinentin bashkё, nga perёndimi nё lindje, duke qёnё “urё” mirёqёnie e mirёbesimi dhe jo “mur” mllefi e hakёrimi. Pas 90, fokusi i zgjerimit tё BE nuk duhet tё ishin vetёm ish-shtetet sovjetike, tani Ukraina, Moldavia etj, por edhe vetё Rusia.  Njё kontinent pa kufinj, ёshtё kontinent pa tensione e propagandё tё cilat historikisht kontinenti i ka patur me tepri. Njё BE me Rusinё brёnda saj, nuk do tё kishte nevojё pёr prani tё NATO nё kufi me Rusinё, pёr tё mos thёnё qё vetё Rusia mund tё ishte nё tё! Njё BE me Rusi, Turqi etj brёnda saj, thelbi i sё cilёs mbetet liria e lёvizjes dhe sovraniteti i ҫdo shteti (njёlloj si SHBA), do tё ishte pastaj lojtar me peshё nё botё, partner i barabartё me SHBA e do tё bёnte plot pёr tё mirёn e njerёzimit e planetit bashkё. 

Afrimi i BE me Rusinё, pёrveҫse nxitje pёr demokracinё atje (demokracia vetë nuk eksportohet), do tё ishte lehtёsi edhe pёr xhepin e qytetarit europian qё pёrballet me shpenzime marramёndёse nё emёr tё luftёs. Kontinenti nuk ka nevojё pёr mure qё ndajnё njerёzimin nё “epruveta”, politika kundra-mёrgim qё “zvogёlojnё” perёndimin nё sytё e botёs etj. Korrupsioni, autokracia, abuzimi e krimi politik etj nuk kanё atdhe e kusure ka dhe brënda vetë BE. Koha, gjykatat kombёtare e ndёrkombёtare do tё bёjnё tё vetёn edhe pёr luftrat e krimet kundër njerëzimit por interesi i qytetarit, qoftё nё BE, Ukrainё, Rusi, Turqi etj, lyp tё mos humbet mё kohё me mure por me ura qё bёjnё bashkё. Nuk jemi aq tё ndryshёm sa tё rrijmё mёnjanё!   

Tonёn nё rajon

Historia tregon se nё gadishullin Ilir, Greqia e Sёrbia nuk e kanё hedhur kurrё hapin e parё pёr tё dёgjuar, pale mirёkuptuar pozicionin e tjetrit nё lidhje me padrejtёsitё e sё shkuarёs. U intereson statukuoja dhe tensioni u shkon pёr shtat.  

Shqipёria e Kosova ndёrkohё kanё mundёsinё dhe interesin historik tё nxisin paqtimin nё rajon dhe kur dora e shtrirё ёshtё ajo e kombit tё ndarё nё 5 shtete nё rajon, ftesa peshon mё shumё. Hapja e kufinjve, liria e lёvizjes etj, do tё miqёsonte popujt e duke relativizuar kufirin si koncept (si kufi bashkish qё nuk pyet kush), kushdo, kudo e kurdo, do tё ndjehej si nё shtёpinё e vet nё rajon. 

Jemi tё mirёnjohur nё mbarё botёn jo vetёm pёr mikpritjen, bashkёjetesёn unike mes feve, fesё e ateizmit etj por edhe stabilitetin e paqen nё rajon. Me botёn nёn ethet e luftrave e armatosjes, ёshtё koha pёr tё treguar vullnet ndryshe sepse edhe rajoni nuk ka nevojё pёr mbyllje e tensione por hapje e ulje bashkё nё tryezё. 

Ky protagonizёm pёr paqe qё i shkon pёr shtat “CV” dhe imazhit tonё si faktor stabiliteti nё rajon, nuk ka pse shihet me dyshim si fatalitet, pranim apo dorёzim ndaj retorikave e tekave historike qё vinё nga matanё kufirit. Tryeza e paqes e mirёkuptimit nuk duhet tё jetё peng i forcёs dhe ҫmimi i saj nuk ka pse tё jetё heshtja. Hapja nuk do tё thotё as belbёzim apo ndukje gjuhe si deri mё sot pёr tё vёrteta historike qё duhet tё zёnё vёnd nё tryezё (nga Lugina, Sanxhaku, Ligji Luftёs, Ҫamёria, arvanitasit etj). Pёrkundrazi, e vёrteta vetёm ҫliron dhe ajo ka vlerё kur thuhet pёrballё. 

Ballkani i Hapur, me tё mira e kёqija, ishte njё risi pёr rajonin me tё fituar tё gjithё e mbi tё gjitha kombin e ndarё nё 5 pjesё dhe inisiativa tё tilla, pavarёsisht “trasesё” sё BE, duhet tё shndёrrohen nё rutinё nё rajon me shqiptarёt zё i parё. Sa tё na vёrё pёrpara e vijojë e ndajё e shkuara shekullore, gjithkush nё rajon bёn mirё tё imagjinojё se do jemi pёr dhjetra, mbase qindra miliona vite pas, po bashkё në këtë rrip të ngushtë të këtij planeti të vogël.