Poezia e Jani Ricos, në shqip nga Jani Malo
JANIS RICOS: KOHË E PAKTË E DASHURISË
Nxitonin të putheshin. Hynë në shtëpi. U kyçën.
Në kopsht lanë dy karriget. Për sa kohë munguan ata
karriget i përdorën zogjtë, i bënë
shkallë për dhomat e tyre. Kur u errësua,
gjethet gëlltitën gjithçka, duke përplasur gjuhët me epsh.
Dy karriget prisnin ende si dy skela të vogla
buzë një vetmie të gjelbër përpara hënës.