Bledar Koçi: Gurra e Balazit
Nd’anë një skërke nën një mur,
Nëpër shekuj rrjedh një gurrë.
*
Ç’ka mban gjoksit, buzës fali.
Piu mëshqerra, piu kali.
*
Etjen shoi jabanxhiu,
Piu stërgjyshi dhe i riu.
*
Gurrë e freskët si fllad ere
Gurgullimës fsheh mistere…
*
Gurrë në mur ku s’vdes qëndresa
Rrjedhës – çurg, përulen breza.