Dalinë Arifi: Poeti…
Mos gaboni me u dashuru n’mu!
Poetët janë shumë kërkues…
Nuk bëhet fjalë tek seksi e as epshi.
Poetët janë të etur…të krisur… të marrë…
Ata vdesin për një gramë dituri, e lexueshmëri.
Zhyten në vargjet e tyre e kërkojnë më absurden
Atë që bota e njeh të çmendur, një poet.