Bekim Fehmiu: Besomë, Uliks, është rrenë e kulluar
Erdha në shtëpi. Branka më hapi derën. Është e shqetësuar. Thotë se Uliksi ka përjetuar një tronditje në shkollë. Më lut të jem i kujdesshëm.
Uliksi i zbehtë. Rri i dërmuar pranë tryezës së trapezarisë. Ushqimin se ka prekur me dorë. Përshëndetjes sime mezi i përgjigjet.
– Thuaja babit – i thotë butë Branka.
– Babi, a është e vërtetë që doktoresha shqiptare në Prishtinë shtatëzënave serbe e malazeze para lindjes ua nxjerrë fëmijët nga stomaku?
– Kush ta ka thanë këtë?
– Arsimtarja e serbokroatishtes. Sot e kishim leksionin për poetin Esat Mekuli.
Arsimtarja na tha: “Shikoni fëmijë, çfarë poeti i mrekullueshëm, e gruaja e tij i vret fëmijët e palindur serb e malazez…”.
– Jo, Uliks!
Kjo nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër!
Ajo doktoresh quhet Sadete Mekuli. Ajo edhe në këto çaste i shëron edhe u ndihmon të lindin edhe serbët, edhe shqiptarët. Të gjitha gratë.
Po të qe kjo e vërtetë, atë do ta burgosnin dhe kurrë më nuk do të mund të merrej me atë punë.
Për të thuhen gënjeshtëra për arsye se natën ka shkuar me makinën e saj nëpër rrugë dhe i ka bartur vajzat dhe djemtë shqiptarë, të cilët i kishte lënduar milicia, pastaj i ka shëruar në spital. Besomë, Uliks, është rrenë e kulluar.
Mund t’ia thuash këtë edhe arsimtarës sate në fytyrë!
((BEKIM FEHMIU, “SHKËLQIM DHE TMERR”, faqe 464).