Krijoi qiellin e pa kufi me emrat tanë dhe me mbiemrin e tij, KADARE!
Argëzon Sulejmani
·
Brezat kanë për ta kujtuar si një mit që me hijen e tij mbronte dhe promovonte tingujt e një gjuhe të lashtë dhe dufin e një shpirti të cënuar. Në kohën kur gjymtohej dhe sakatosej toka dhe njeriu i saj, ai iu besua legjendave dhe krijoi qiellin e pa kufi me emrat tanë dhe me mbiemrin e tij: KADARE!