Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Ka ikur gjeniu, që na bënte të heshtnim para veprës së tij

Kur dhimbja të zë për gryke dhe nuk ke forcë të mendosh veçse ndihesh bosh! Ka ikur gjeniu, që na bënte të heshtnim para veprës së tij, para mendimit të tij! Ike o GJENI, që të gjithë shqiptarët ta kishin frikën, të gjithë pa përjashtim! Ti nuk kishe pushtet që të lëpiheshin, ti kishe fuqinë e mbinjeriut nga mendja jote tashmë botërore! 46 kombe ta donin mendjen ! Sa herë na bëje të ëndërronim, sa herë na dhe krenari! Ishe bërë Mesia e mendimit të lirë, të mënçur, të lakmuar! Një herë duke biseduar, më the: Letërsia e madhe, kalon për mes ferrit! Ja të erdhi koha të pushosh në përjetësi, me madhshti si zotat! Ti do mbetesh Zot për Shqipërinë!