Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Spanjolli: U zgjova kёtё mёngjes me mendimin tёnd

U zgjova kёtё mёngjes me mendimin tёnd

si vazhdё e vagonave qё lokomotiva i tёrheq

mes jetёs dhe gjumit kur mendja ende disi e fjetur

hija jote qё mё ndjek besnike dhe e pamundur, s’je

formё, as fytyrё, as zё, as tingull, as ngjyrё, s’je

fjalё, as mike qё shfaqesh me njё mesazh, me njё telefonatё,

s’je figurё me mish dhe me shpirt, s’je as nostalgji,

e viteve qё shkuan, s’dua t’ia di ç’je, ndoshta

dëshira e thellё e njeriut tё duhet nga dikush,

po, tani mё duan edhe fort fare, s’jam mё djali i poshtёruar,

i injoruar, refuzimi tragjik i adoleshentit qё gjurmё i ka lёnё,

ndoshta mё ndjek fshehurazi nё rrjet,

ku i dihet? Rrugёt e Zotit janё tё pafunda

ndoshta mё ndjek fshehurazi dhe vё buzёt nё gaz. I shkreti

djalё thua, nuk e superoi kurrё traumёn. Po. Sot u

zgjova me mendimin tёnd çuditshёm, drejt

asgjёsё shkonte treni i dёshirave, e di rrugёn pёr tek ti,

por nuk kam kurajo tё vij. Kam frikё se t’i futesh njё ёndrre

nё kёmbё ёshtё tё ecёsh si Dante nё ferr!

Nga zhgёnjimi do tё shkёrrmoqet krejt ёndёrra, ndaj

e ushqej kёshtu vetveten me hirin e zjarrit tё ndezur nё gji.

Ku i dihet, ndoshta jetojmё gjatё dhe kam fat, si

personazh i kohrave tё kolerёs, ku i dihet?! Pritja

ёshtё njё art, mё i stёrlashtё se njeriu vetё! Ndoshta

ti shtrembёron turitё. S’di se ç’mendon, kur njё i largёt,

i panjohur, tё mendon kaq egёr, kaq, fort, kaq dёshpёrueshëm,

s’e di ç’mendon! Ndoshta eshte triumf thjesht fakti

qё ende kam zjarr nё gji, pёr diçka qё kurrё nuk shuhet

si flakё e njё kortometrazhi qё vazhdueshёm rrjedhshmёrinё

e tij nё ekran s’e ndal. Sot u zgjova me mendimin tёnd

ёshtё triumf qё ti diku egziston dhe e njeh tё vёrtetёn e shpirtit tim,

prushin e sekretit tim, kaq me mjafton!