Albspirit

Media/News/Publishing

Dea Toçi: Kur dashuron poeti

Do të bësh një poet të dashurohet pas teje?

Mos ia bëj kurrë të lehtë,

rrugën për tek ti bëja përpjetëz

të kacavirret drejt teje

pa u kapur në asnjë degëz.

*

Jepi dramë, sfida, dhimbje,

vështirësitë muzën i ushqejnë

dhe pa muzë ai e di mirë

ka mbaruar, asgjë nuk ndjen.

*

Dështak i keq në rrethana lumturie poeti.

Duhen dhe ca lot gëzimi

nuk them mos ia jep,

por ah çfarë drame…

*

Në gëzim me lot muza mbeti.

Poetin bëje të ketë frikë, ankth, dyshime

do shpërthejë muza si kurrë më parë

dhe do shkruajë,

do i shkruajë shumë frikës

për mos të të humbur,

për të të parë.

*

Vetëm kujdes!

Në çdo varg që ai shkruan

e godet ndjenjën në qelizë,

ëmbël e vret në qetësi.

Në çdo varg që ti do e lexosh

do ta duash më shumë për të dy.

*

Edhe do çmendesh ti në fund

se me poetin ke rënë në dashuri,

por ai tashmë ka ikur larg,

drejt një muze të re në kërkim.