Frederik Ndoci: Lajme
Oh lajme
Bomba pa fund
Po vdesin fëmijë
Bota u shkund
N’përmbytje
Tërmet zjerm tuj u shkri
Trump, Musk tashma
u ndan dy fish!
Tanke, drone
armë në satelit
S’ka ma pushkë
Gra tuj vrapu e kja
e ngarku në krah.
Fmijët si mish
Veshët s’mund t’i mbyll.
Bie nji pallat
Batare katjushke.
Zile telefoni
Tring, tring, tring
Dëgjohet nji mashtrues
Në Fermë Rrik a po hin?
Tash që sigurisht
e ke fix dhe moshën
Me siguri ti din
me e gatu mir groshën
Dhitë i ke xhan
se librat s’t’i kan ngranë.
Aty ke me gjet VIP-a
S’ke pse i shan me nanë.
Me ta merru veç pak
N’se atyre u kruhet
Luej pa merak
E hiç mos të rruhet
Bani edhe zbor
edhe bani hor
Se s’asht ma vip askush
E pa u ba pis s’na duhet.
Mos u mërzit
na duhesh për dekor.
Fjala asht për lojë
Ty aty mbrenda
Mendojmë dhe e dimë
Ke veç me lëshu bojë.
E ata që s’të njohin
kan me ta marr n’gojë
Çdo art që dekadash
përvojë e ke skalit me dalt
Mos kërko sukses
e me shku pak ma nalt
Besojmë se s’ke nevoj.
Me këndu ma n’Velipoj
Si do artist
me aq pak përvoj.
Kjo bot e trazueme
Dikush me kohë ka plan
Shpirtrat e hillnueme
Me i shkretue tamam.
E hyna zemër thyem
Që n’ditën e parë
E n’shtrat vura emrin tem
jo varr por obelist
Tuj m’ra djersët shpinës
Tuj pa për rreth aq VIP=a
Veç n’çelsa t’makinës
Me frymë t’zotit u mbusha
pa frikë e tinës
Vura si këllëf jasteku
flamurin e Palestinës.
Klithmat e fëmijëve
Bombat e kriminelit
Lutej shpirti im
“Mos”- tuj i than Israelit
Me bluzë e syze e shall ngjyr vjollc
ngjyra e ringjalljes
Fillova gatimin n’fermë
e tuj zan gjiz dhe kos.
Her tuj u ba si prift
Her si biodoktor
Her tuj shpjegu matriks
E her tuj i ba hor
Her tuj këndu ndonji kang
e herë tuj fut ndonji dor.
Herë tuj mërdhit
e her me kunja t’nxehta
Her tuj u çmend me fëmij
Her me barsoleta
Her grumbullo çakmakë
E her ndonji paket cigare
Her tuj pa ndonji nudo
E her tuj i ba mut fare
Kalova pa ndi lajme
Kalova pa telefon
kalova pa u mërzit
Me ata që ta shpifin
Kot fare me opinion.
Kalova pa nji lot
Për gjymtyr fëmijësh.
Që mbesin pas shpërthimesh
Kalova pa i parë kufoma
Mbi det pas agimesh
Klandestin andrrojn
Për nji jet ma të mir
Kalova pa mendu
100000€ me fitu
E dija isha i qartë ai check
Se kurr do ish shkru për mu
Kalova pa i pá ata rè
Me at helm që avionat lëshojnë
Kalova pa ndi lajme
Ke mbyti sot vaksina
Kalova pa ndi rrena
Që at dit kur hyna
Se kush kish aq parë
Sa produksioni me ia la
Kush mbrenda merrte droga
E kush ish i privilegjuem
Kush ishte shpirt gërryem
E kush fmi u mbante hopa
E kush do ish n’finale
Personi ma i urryem.
Kush do merrte çekun.
Veç sa për sy e faqe
Kush nuk do t’na shante
O do më thonin ”na kënaqe”
Në kohe trazinash
Në aq bot të vogël
U duket vetja div
Edhe pse jan veç gogël.
Në art edhe pse formati
nuk e njeh ma të mirin
I jep në goj t’limituemit
Të drejtën për me ta ngul
E kujt veç atij
që artin s’njohu kurr
Kuptova qysh në fillim
Kur fliste opinioniste Zhaku
nuk mjaftonte fjala
Por u duhej zbraz bardhaku
Si ibrik i ndryshkun
Pa ia pa ftyrën
Atë si kancer zorre
Që droga ia ka djeg yndyrën.
T’japin moral kurvash
Sa s’të vjen habi.
Që kan kujdes për femrat
E gratë i rrahin në shpi.
Aty mu desht të heshtja dhe sa ma shpejt të kuptoj
Se më duhej edhe pak kohë
Pse aq e ndyrë po bahej ajo lojë.
Fillova nga kamerat
Lirisht të ngreja gishtin
E pashë se kamerat
Ma nuk po më ndiqnin
Fillova të flas për pesën
Për Putinin e situatën
Për sionizmin, Israelin
Reptilat e pleadianët
Për pikat e vajit
Për 100 mijë eurot
Që s’do t’i marr asnjoni
Ti uroja ringjalljen Krishtit
Me vezë të ngjyera për paqen
Për vlerën që ka jeta
Për gabimet me dashje
Për të vërtetat e vërteta
Për artet plagjiaturë
Për artet e vërteta
Për njerëzit rreth e rrotull
Që leht banin skandale
Që me t’u dukë perfekt
Inteligjenca artificiale
Për njerëz të ketch up-it.
Për pimp plazhesh
Që shesin femra t’bukura
Për dronë helikopterë
Për cigaret e humbuna
Për t’privilegjuemin
Që s’e kish me ngut
Se paratë e lara
i kishte të sigurtë
Vinte rreth e rrotull
Si pordha nëpër brekë
Kishte në plevicë
Plot këshilla, sugjerime
Pat ma shum se të gjith
Mbështetje e takime
Ishte ma shum i dënuem
Turkisht te fakiri
Sepse kur ish i lir
Veç në banjë
ca birra e shtrirë
Ngadal e pa u ngut
Mblidhte kanaçe e shishe
kamerave pa iu shkëput
Pra për ne ishte
veç n’banjë për m…ut.
Ua thash miqve pa frikë
Ua thash se e zbulova
Kush do ishte fitimtari
Që do merrte check demek
Jo kurr me i fitu
Por veç tuj iu dhan lek.
Iu thojshe krejt pa frikë
Bile me za të shqyem
Se kush do dilte n’fund
Njeriu ma i urryem.
Ua thash në tavolin
Atë dit kur ma hapi gojën
Se produksionit krejt
Ia kisha kuptue lojën
E at dit kur lamtumir i thash
Kur ia shtërngova dorën
E i thash haptas
Urime o mut për fitoren.
Si miqt edhe ata ma pak
Dyshuen nuk ku-kuptuen
Se po flisja kot
Tan skeptikët menduen
Se e kisha humb toruen
E kur nji muej përpara
Kërkoja me ngulm të dilja
Të fitoja lirinë
Se 80 me 20
E kish fitue logjika Shqipërinë.
Ne aty të gjith ishim dekor
Se të gjith shpresonim
Se kurr se merr ai hor
Vazhdonin të prodhonim
Her gjizë, djath e kos
E askush s’ma merrte
Fjalën aq serioz
Por në fund
kur asgja
Askuj s’u mbet në dor
Erdhën më përqafuen
E m’falenderuen
Se “me kohë na e the
Se kush do fitonte
e s’kishe Rrik kunj me ne”.
…
E vuna me bast
me Zhakun e Albanin
Me Luanën e Kastron.
E në fund e mohuen
Se mos ndigjonte bosi
T’vërtetën që diskutuem
Por t’gjith se ngritën zanin.
Disa edhe e mohuan
se jan pa yndyrë
Nuk mundem tash me than
Se su ka mbet ftyrë.
60 dit pa lajme
60 dit i ndrym
60 dit i frikshëm
60 dit tuj shfry
60 dit veç kafshët
Më donin krejt pa hile
60 dit në diet
Tan u fyen ma shum
Ma shum se 30 kile.
Un dola taman në kohë
Selvi apo lis
Por fort mir e di
Se s’del kush pa u ba pis.
Se s’del kush pa u dhí.
E ata që shajnë më kot
Meritojn me i sha me fis
E ata që m’respektojn
I respektoj dyfish.