Marash Mirashi: Nata në kopsht
Mbi gardh
gonxhet e reja
të trëndafilit
po mbyllen
për të kaluar natën
pranë një kërmilli
që mbart mbi shpinë
shtëpinë
me arkitekturë
gotike,
pranë një pylli të vogël
mullagash.
*
Xixëllonjat
lëshojnë dritë
duke i dhënë
një madhështi urbane
gardhit
qe po mbështillet
me natë.