Albspirit

Media/News/Publishing

Parlamenti i Gjermanisë përkujton Srebrenicën dhe krimet serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Në seancë morën pjesë deputetë, dy të mbijetuar të gjenocidit dhe ambasadorë të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Deputetët e Bundestagut e dënuan ashpër qasjen e Serbisë ndaj luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Michael Brand, deputet i CDU-së, theksoi se Serbia e mbështetur nga Rusia ka udhëhequr luftëra që nga viti 1991.

Ai e quajti presidentin serb Vuçiç trashëgimtar të politikave të Millosheviçit dhe e akuzoi për lidhje me Putinin. Jasmina Hostert, një deputete e lindur në Sarajevë dhe e plagosur në luftë, mbajti një fjalim të ndjerë për dhimbjen dhe rëndësinë e përballjes me të kaluarën.

https://gazeta-shqip.com/bota/debate-te-ashpra-ne-budestagun-gjerman-nuk-kujtohet-vetem-srebrenica-flitet-dhe-per-masakrat-serbe-ne-kosove