Albspirit

Media/News/Publishing

Irena Dragoti: Zemërjashtë

Mendoj botën!

Si do të ishte pa mua?

Shoh zemrën në sy.

Ajo ngre krahët…

*

Kam zgjedhur karrigen,

në radhën e parë të saj.

Çdo ditë ngrihet sipari,

luhet drama e së vërtetës,

mëkatarët trokasin duart.

*

Durimin kam monedhën,

që paguan çmimin e lirisë,

kur bota plak lëkurën me shtirje.

Ajo ngre mure, aty murohem

prej frikërash pa emër,

I hap frymës zgavra për mbijetesë

Bota rrëzohet si lotët.

*

Unë  e ndërtoj sërish

por lë jashtë zemrën…