Albspirit

Media/News/Publishing

Nimfa Egeria që i dikton Numa Pompiliusit ligjet e Romës

“Nimfa Egeria që i dikton Numa Pompiliusit ligjet e Romës” (1886), u pikturua nga Ulpiano Checa (1860-1916).
Historia më e lashtë e Egerias humbet në mjegullën e shekujve. Ndoshta aq e vjetër sa vetë Roma, ajo është regjistruar si perëndeshë ose nimfë nga shkrimtarët më të hershëm latinë, mbetjet e të cilëve kanë mbërritur deri në ditët tona. Si hyjni, ajo thirrej nga gratë shtatzëna për lindje të mbarë të fëmijëve. Si nimfë, ajo ishte e afërt me ujërat dhe me Camenae, hyjni profetike, emri i të cilave vinte nga latinishtja carmen, që do të thotë orakull ose këngë, një fjalim magjik ritual dhe rrënja e fjalës charm në anglisht. Egeria, si këshilltare politike dhe fetare në një fazë shumë të hershme të historisë romake, thekson rolin e grave në harmoni, paqe, përfshirje dhe diplomaci.
Legjenda tregon se mbreti i dytë i Romës, Numa Pompilius, i lindur më 21 prill 753 p.e.s., në ditën e lindjes së qytetit të përjetshëm, u dashurua me… Egeria. Ata takoheshin natën jashtë mureve të qytetit në pyllin e Kamanae, ku brenda një shpelle rridhte një burim. Për këtë arsye, Numa e bëri pyllin, luginën dhe burimin të shenjtë. Numa ishte nga kodrat Sabine, ku gratë u rrëmbyen shumë kohë më parë për të plotësuar nevojat e shoqërisë së parë arkaike. Pas dhjetë vitesh lufte, me origjinë nga ky “aksident”, sabinët dhe romakët u bashkuan duke sunduar me radhë. Egeria e ndihmoi Numën të mbyllte dyert e tempullit të Janusit, të hapura në kohë lufte, për të kodifikuar normat në çështjet civile, penale dhe fetare. Ndërsa mbreti romak vdiq, Egeria, e trishtuar dhe e dëshpëruar, u largua nga rrethinat e qytetit ende të vogël dhe, në majë të vullkanit Latium, ku ndodhej shenjtërorja e Dianës, u shkri në lot duke lënë një burim që ishte dëshmuar në atë vend të shenjtë nga shkrimtarët e lashtë…