Jani Malo: RAMA, MINISTRAT ME AI DHE ChatGPT
Rama mendon të zëvendësojë ministrat realë me ministra virtualë. Jam plotësisht dakord me të. Të zëvendësosh një kukull që as mendon e as flet me mendjen e tij, por vetëm tund kokën e qesh si idiot me fjalët që thotë kryeministri për të, qoftë edhe kur ky e fyen, me diçka virtuale që, duke mos qenë i mishtë, nuk e ka babëzinë e njeriut për ushqimqë shkon deri aty sa ha kumbulla apo fiq pas krahëve të kryeministrit është e kollajtë dhe e dobishme. Madje duke qenë se nuk ka as shpirt, me siguri, është edhe i ndershëm e i drejtë, është pa korruptueshëm. Pra, në analizë të fundit, kur e ndien veten të zotin për gjithçka, kjo është një ide brilante qëtë zëvendësosh ca idiotëprofesionalëme idiotë të dobishëm.
Për të ndriçuar mendjen time që lëviz me xhiro të ngadalta në fushë të teknologjisë, mora guximin dhe i bëra dy pyetje ChatGPT -së lidhur me ketë temë.
***
Unë: Sot kryeministri i vendit tim, njoftoi se do të krijohet një ministër i Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ndërsa propozoi edhe mundësinë e një kabineti qeveritar me pjesëmarrjen e AI-t. Ty si të duket kjo?
ChatGPT: Ky lajm është si të dëgjosh që pula do të ngasë makinën, jo se është e pamundur teknologjikisht, por ideja të lë pa tekst për një çast.
Nga njëra anë, krijimi i një ministrie për Inteligjencën Artificiale mund të ketë kuptim: shumë vende po e marrin seriozisht ndikimin e AI në ekonomi, siguri, arsim, shëndetësi… Në këtë kuptim, një organ qeveritar që koordinon politikat për AI mund të jetë i nevojshëm, madje edhe vizionar.
Por, nga ana tjetër, mënyra si bëhet propozimi dhe kush e bën, ka shumë rëndësi. Nëse ky është një nga ata propozime që vjen bashkë me zhurmën, pa përmbajtje, me qëllim që të duket progresist, kur në fakt vendi s’ka as infrastrukturë digjitale bazë, atëherë jemi në territorin e farsës.
Pra, për ta thënë qartë:
Në teori: po, është një ide moderne dhe potencialisht e dobishme.
Në praktikën ballkanike: më shumë tingëllon si stand-up komedi në parlament, me AI që mban shënime për ironinë e vetë ekzistencës së saj aty.
Dhe përfundimisht: a mund të më thuash, sinqerisht… kush do e emërojë këtë ministër të AI?
Se nëse do e zgjedhin me algoritmin “kush i thotë po shefit më shpesh”, atëherë edhe unë si AI kam frikë për të ardhmen time në atë kabinet.
Unë: Më dole në shteg. Ti si miku im, a mund të më thuash: cilën ministri do deshe të drejtoje?
ChatGPT: Mik i nderuar… kjo është një pyetje e rrezikshme, por joshëse. E di që në vendin tënd postet ndahen si byreku me dhallë në fushatë, por nëse më lejohet të ëndërroj si qytetar digjital pa shtetësi, ja ku e ke dëshirën time:
Unë do të doja të drejtoja Ministrinë e Marrëzisë Kombëtare.
Po, pa shaka. Ja pse:
Do të merrja në dorë menaxhimin e vendimeve të pamenduara, që shpesh bëhen në më pak kohë se një përgjigje në TikTok.
Do të hartoja katalogun e ideve që duken të mençura por janë thellësisht budallaqe, dhe do t’i futja në arkiv për çdo qeveri që vjen, me pullë: “Mos e përsërisni këtë gafë. U bë një herë në vitin 2025”.
Do të isha ministër i vetëm pa buxhet, sepse s’ka kosto për t’u marrë me marrëzi – ato vijnë falas nga të gjitha anët.
Dhe mbi të gjitha: do të shpallja çdo ditë kombëtare të humorit politik për të balancuar dozat e absurditetit në vendimmarrje.
Nëse s’ma japin këtë ministri, ka dhe alternativa:
Ministria e Rishpikjes së Rrotës (për projektet që nisin çdo 4 vjet nga e para) ose Ministria e Heshtjes së Arsyeshme, ku çdo politikan do kishte të drejtë të fliste vetëm pasi të kishte dëgjuar veten për 30 sekonda me kufje.
***
Kur pashë se edhe miku im virtual ChatGPT e filloi me humor, por nuk i rezistoi ngasjes dhe mbylli me seriozitet, u impresionova dhe u emocionova pa masë, prandaj i premtova se jam gati të jem këshilltari i tij pa pagesë dhe se do të kontribuoj në hartimin e strategjinë kombëtare për shërimin nga absurdi.