Albspirit

Media/News/Publishing

Dalinë Arifi: Nuk po mjafton

A u bo boll tu i vra ndjenjat

Tu e shtrydh zemrën.

Shpirti tu ia marr jetën.

 A mjafton kjo largësi?

 Me kuptu se s’kam jetë pa ty.

 *                         

Eh, sa malli shkoj rrnojave t’harrume!

 E mua m’gjeti prapë tu t’dasht!

 Me frymën e fundit para vdekjes,

 Në kornizën e shpirtit, portreti yt.

*

A u bo boll tash tu t’dasht!

A din edhe ti me dasht?

 Apo, hala ndjenja thrret…

 Si një e tretun në çmendi!

Jo s’u bo boll asnjëherë.

 Unë vazhdoj me t’dasht ty!

*

Nuk po mjafton ëndrra me t’pas.

Du me kenë afër meje.

Se me ty kam plot një parajsë!