Artan Xh. Duka: Fjalё luftash apo luftё fjalёsh!
E mira vjen nga brenda!
Vendimi i fundit i DASH pёr tё mos u shprehur pёr zgjedhjet tjetёrkund ёshtё njё qёndrim realist e pragmatik pёrgjatё idesё se demokracia nuk eksportohet dhe se ajo ёshtё e qёndrueshme kur ajo pason evolucionin e shoqёrisё e faktori i brёndshёm demokratik mbizotёron vetvetiu. Perёndimi boll tё ruajё e konsolidojё standartet demokratike se tё tjerёt rrinё e vёshtrojnё.
Njёlloj si komunizmi dikur, demokracia nuk eksportohet mota-mo sepse ҫdo vend ka veҫoritё e tij. Mirё a keq, ёshtё shoqёria me individёt pёrparimtarё qё e pёrfaqёsojnё qё duhet tё marrё pёrsipёr dikur barrёn e ndryshimit qё kur vjen gradualisht nuk krijon tensione e paqёndrueshmёri qё jo vetёm dёmtojnё shanset pёr ngjizje tё demokracisё, por dhe mund tё vёnё nё provё vetё demokracinё perёndimore dhe pёshtjellojnё gjeopolitika kontinentale deri dhe me rikthim tё sё shkuarёs qё i rimerr kohё tё vyer sё ardhmes.
Jo vetёm lufta e ftohtё, ndarja nё kampe e ngёrҫi i gjatё qё ndau Europёn mё dysh por edhe pёrvojat e dekadave qё pasuan me pёrpjekjet pёr ndryshim rregjimi e demokratizim tё njё serie vёndesh nё Azi, Afrikёn Veriore etj, tregon se jo rrallё, perёndimi niset pёr tё vёnё vetulla por nxjerr sytё!
Ndonjёherё largimi i njё despoti ёshtё gjёja mё e lehtё. Ajo qё pason ёshtё tafti-bafti dhe fenomene si terrorizmi, ekstremizmi fetar, luftrat civile, emigracioni e refugjatёt nё masё etj, janё shpesh ato qё ndodhin dhe Europa, mё mirё se kushdo tjetёr, e provoi nё shpinёn e saj sikundёr me luftёn nё Ukrainё, “revolucionet” nё Afrikёn Veriore, Azi etj qё nxitёn flukse refugjatёsh dhe pёshtjelluan politikёn nё favor tё ekstremit tё djathtё.
Ajo qё Perёndimi e Europa nё rradhё tё parё (qё ёshtё “komshi” me zona tё tilla tё nxehta) duhet tё marrin parasysh ёshtё qё tё mos fusin spica kot mё kot tek tё tretё. Thjesht tё rrezatojnё modelin demokratik qё mё pas frymёzon e nxit kёdo e kudo.
Europa duhet tё dёshmojё se jo vetёm beson tek liria por dhe e zbaton atё nё praktikё e ndёr to, ajo qё prek mbarё botёn, ёshtё liria e lёvizjes pёr tё cilёn mjerisht pas rёnies sё Murit tё Berlinit, Perёndimi dёshmoi mjaft demagogji.
Ndёrkohё qё gjatё Luftёs sё Ftohtё, Perёndimi kritikonte Lindjen pёr mbylljen e shoqёrisё e lirinё e lёvizjes dhe kёtё e shiste si tregues tё epёrsisё sё demokracisё, ngjarjet pas 90 treguan se gjithshka ishte demagogji dhe kёtё e provoi edhe shoqёria shqiptare qё pas afro 4 dekadash akoma gjёndet jashtё BE gjё qё tё bёn tё mendosh se izolimi nuk ёshtё i drejtё t’i faturohet mirёfilltazi Enverit.
Perёndimi hapte dyert pёr pak syresh qё i shkonin pёr shtat propagandёs sё kohёs por ndёrkohё u ngut tё ngrinte tё tjera “mure” pas rёnies sё atij tё Berlinit kur qytetarёt e Lindjes aspironin njё jetё mё tё mirё. E drejta nuk mund tё jetё punё numrash e liria e lёvizjes nuk mund tё kufizohet vetёm pёr raste aty kёtu. Nёse liria e lёvizjes ёshtё parim demokratik ai duhet tё gёzohet nga kushdo, Lindja, Rusia, kontinentet e tjera dhe Merkel bёri histori kur tregoi me vepra se demokracia ёshtё ajo qё thotё se ёshtё pasi lejoi e ftoi me mijra sirianё qё i ikёn luftёs por dhe donin njё shans pёr mё mirё.
Qytetёrimit nuk i vjen e keqja nga emigrantёt sepse nё Europё gjithnjё kanё ardhur tё tillё nё shekuj e Europa ёshtё ajo qё ёshtё nё ekonomi, art e kulturё, sport etj, edhe falё tyre. Hapja e kufijve e lejimi i gjithkujt qё do tё jetojё e kontribuojё mbi bazёn e ligjeve e kulturёs sё vёndit mikpritёs, vetёm tё mira ka. Shton e rinovon fuqinё punёtore, pasuron kulturёn, rrit prodhimin ekonomik, ngjiz lidhje e mirёkuptim mes kombeve etj dhe gjithshka ёshtё trasparente sepse kushdo qё vjen rregjistrohet, skedohet dhe verifikohet nё ҫdo kohё. Sa pёr mafian e turmat e dёshpёruara qё duan tё hyjnё nga “penxherja” se nuk i pranon kush, nuk ka ligj e trupё kufitare qё i pengon dhe ai qё futet ilegalisht, nuk verifikohet, ekspozohet ndaj krimit dhe shpesh aktivizohet nё tё.
Perёndimi bart mbi kurriz kryqin e madh tё skllavёrisё, kolonializimit, intimidimit fetar kudo nё botё dhe shumё qё gjёra materiale qё lakmohen nё Perёndim, kanё tё shkuar tё errёt pas. Nёse Perёndimi ёshtё ai qё pretendon, ёshtё koha pёr tё reflektuar dhe ndarё pasurinё e shanset me tё gjitha ata qё dikur i krijuan ato pёr tё. Ndaj para se tё jetё kryefjalё nё perёndim njё fatkeqёsi natyrore, njё aksident tragjik, njё kulisё politike etj, duhet tё flitet pёr Ukrainёn martire, Gazёn e dramёs pafund e plot konflikte tё tjera nё botё qё nё origjinё kanё edhe shёnjёn e “gishtit” tё Perёndimit.
Europё pa “Urale”!
Lufta nё Ukrainё ёshtё njё tjetёr pazotёsi monumentale e perёndimit pёr tё ruajtur paqen nga 1945 nё kontinent. Nuk duhej tё fillonte dhe Perёndimi duhet tё bёnte gjithshka pёr tё mos dhёnё asnjё shkas pёr tё. Perёndimi ka pёrgjegjёsinё e tij nё gjeopolitikat pas viteve 90 me pasoja nё dramёn e madhe njerёzore e materiale tё kёtij konflikti qё jo vetёm po martirizon Ukrainёn dhe po rёndon edhe popullin rus por edhe po cёnon vetё statukuonё nё Europё. Sot kryefjalё nё Europё nuk ёshtё punёsimi e rritja ekonomike, mirёqёnia e kujdesi ndaj qytetarit, hapja e integrimi por lufta, militarizimi i ekonomisё, mbyllja e kufijve, imitimi e popullarizimi i retorikёs tё sё djathtёs ekstreme etj qё shprishin imazhin klasik tё vetё BE.
Nuk ndihmoi as retorika bajate populiste e politike e post viteve 90 qё vetёm ngacmonte plagёn e hapur tё zhgёnjimit me sistemin socialist. Ndryshe nga kapitalizmi qё pati e ka vazhdimisht shanse pafund pёr tё gjetur e rinovuar vetveten, me socializmin u eksperimentua njёherё dhe aq dhe ai u “damkos” pёrjetёsisht (me pёrjashtim tё Kinёs qё ka kapacitetet dhe luksin e fuqisё sё madhe pёr t’i dhёnё njё shans tё dytё evolucionit tё socializmit qё sikurse kapitalizmi dikur, mёson prej sistemit alternativ).
Europa e harroi mёsimin e luftёs sё parё botёrore. Ndryshe nuk do tё ndodhte as e dyta e as tё rrezikojё e treta tani. Fituesi nuk poshtёron e pёrflet por respekton e fton sepse ashtu fitorja ёshtё pakthim. Ndryshe, sikurse ngjarjet nё Gjermani para luftёs sё dytё botёrore, njё luftё e ftohtё qё mbyllet por nuk i jep fund retorikave tё triumfit e ngadhnjimit ndaj tjetrit, vetёm paralajmёrojnё andralla mё pas.
E joshur nga Perёndimi me BE, NATO etj, ndёrkohё qё ishte njё faktor kyҫ dikur nё BRSS, Ukraina u gjёnd para njё sfide tё vёrtetё gjeopolitike ndёrkohё qё duhejt tё inkurajohej tё pёrfitonte nga tё dyja krahёt duke shёrbyer si urё lidhjeje e miqёsie mes BE e Rusisё. Ukraina si shtet sovran ka tё drejtёn e aspiratёs pёr BE e NATO por kjo kёrkon edhe kontekstin e duhur gjepolitik. Rusia ёshtё Europё e nёse Europa dёshiron tё jetё vёrtet oaz paqeje e shёmbull pёr botёn, Rusia duhet tё jetё pjesё thelbёsore e BE dhe NATO. Nёse Perёndimi do tё ofronte dorёn e miqёsisё e partneritetit pa mёdyshje ndaj Rusisё pas viteve 90, nuk do tё kishte asnjё problem as me ish-republikat e tjera tё BRSS tё ishin sot nё BE e NATO. Por, sa kohё Rusia mbetet “delja” e zezё pёr Perёndimin dhe ekziston kompleksi rus nё Perёndim mosbesimi do tё jetё reciprok. Njё prani e NATO nё njё vёnd kolosal si Ukraina nё kufirin rus do tё ishte po aq e papranueshme sa dhe raketet sovjetike dikur nё Kubё dhe njё krizё e tij duhet tё parashikohej e shmangej nё kohё prej Perёndimit.
Europёs i bie mё kollaj tё bisedojё me Rusinё se sa tё vijojё me hedhje “drush” zjarrit tё luftёs qё me stanjacionin e saj me vijёn e frontit e humbjet e jetёve tё kujton llogoret e ngrira tё luftёs sё parё. Lufta nё Ukrainё ёshtё luftё me kosto dramatike e afatgjatё pёr kontinentin mbarё. Njё luftё pambarim nё mesin e Europёs do tё ngrinte njё tjetёr mur tё lartё izolimi e mosbesimi mes kombeve e do tё merrte nё qafё mirёkuptimin e brezave me rradhё.
Europёs nuk i duhet njё tjetёr “Urale” nё kufirin ruso-ukrainas por njё urё lidhjeje pakthim mes dy tё pandarave tё kontinentit sepse vetёm njё BE me Rusinё brёnda saj do tё ishte oguri mё i mirё pёr paqen nё kontinent e botёn mbarё. Sado gjatё, e koklavitur, mision i pamundur etj, tryeza e bisedimeve me Rusinё ёshtё shumё herё mё mirё se lufta vetё. Paqja e qёndrueshme e mirёkuptimi e mirёbesimi reciprok vjen vetёm pas tryezёs para lufte dhe jo pas luftёs e tryezave nga halli mё pas.
Njёlloj sikundёr futja nё BE e Ilirisё Perёndimore do tё zbutё edhe tensionet shekullore nё rajon po ashtu dhe njё integrim Rusi-BE do t’a shndёrronte mbarё kontinentin nё njё faktor paqeje e stabiliteti pёr veten e botёn mё pas. Kufijtё nuk do i vёrente mё kush.
Rusia vetё ka qёnё njё faktor jetik historik pёr pёrballjen e autokracisё nё kontinentin e vjetёr qё ekspansionin e kishte objektiv tё parё nga Napoleoni me rrёnjё shqiptare, Hitleri etj. Napoleoni nuk u mund nё Uoterlu por nё Moskё, Hitleri nuk u mund nё Normandi por nё Stalingrad dhe bota, kontinenti dhe vetё Shqipёria duhet tё tregonin mё kujdes nё vlerёsimin e sё shkuarёs. Mirёnjohja shton vlerё dhe rёnia e Murit tё Berlinit nuk duhej tё shitej si dobёsi por si reflektim dhe hapja e njё kapitulli tё ri. Mosvlerёsimi nuk ka brirё dhe asaj nuk i shpёtuam as ne kur ajo degradoi nё ekstrem me tezat raciste tё politikёs “na skuqi si rusi e zverdhi si kinezi” ndёrkohё qё ndihma e kontributi qё Rusia e Kina dhanё pёr Shqipёrinё ёshtё i jashtёzakonshёm pёr nga investimet, teknologjia, arsimimi, mbrojtja etj.
Ukraina meriton shpagim por dhe Perёndimi ka ҫ’tё reflektojё ndaj Rusisё. Rusia ёshtё Europё dhe Europa duhet tё hapet pa dallim e pa paragjykim ndaj kujtdo nё kontinent, duke filluar sё pari me Rusinё e Turqinё. Nё njё Europё pa kufi, kufiri historik ёshtё thjesht kuriozitet turistik dhe brezat, do tё ndjehen mirё kudo ku t’i hedhё jeta nё kontinent. Ёshtё koha pёr bisedime dhe jo lojra luftash me Rusinё nё kurriz tё Ukrainёs martire dhe pёr cinikёt nё perёndim qё nёn retorikёn e demokracisё, shёnjtёrinё e jetёs, vlerave e dinjitetit njerёzor maskojnё interesa ekonomikё, pёrveҫse mё dinjitoze, i bie edhe mё lirё!