Ylli Pango: ME ÇFARË MBURREMI E ME ÇFARË NUK BËHEMI QË NUK BËHEMI
(Elegji për shqipëtarët jashtë SHQIPËRIE)
…nuk rreshtim së zbuluari e së vëni në dukje se filan aktor, sportist, hero, shkencëtar, politikan etj, amerikan, anglez, francez, italian, grek etj., janë me origjinë shqiptare… çdo ditë sot e mot këtu e kudo lexojmë të tilla…
…dhe nuk dua të ngre as më të voglin dyshim që, (veç sajesave të fandaksive)… se janë e ka natyrisht edhe jo pak të tillë atje.. .se ndër shekuj e në vijiim e deri më sot… e mot, na kanë emigruar paraardhësit, janë martuar atje me shqiptarë a të huaj, kanë bërë fëmijë, pastaj janë bërë me nipa e mbesa më tej me stërnipa e stërmbesa… e më tej… e natyrshëm, mes tyre kanë shkëlqyer edhe talente, yje, njerëz me vlera, të famshëm… shqiptarë me origjinë natyrisht… veçseeee… lindur e rritur atje…
…tani përfytyroni të kishim ikur të gjithë nga ky vend… e të mos kish më këmbë shqiptari këtu…
…natyrshëm përqindja e talenteve, famozëve, yjeve me origjinë shqiptare atje, do të rritej në numër shumë e më shumë… e edhe këta të famshëm me gjak shqiptari sot e më tej mot… do ishin lindur, rritur, formuar atje…
…veçse ne si shqiptarë në përgjithësi e të munguar në dhe tënë (rilindasçe) …do e kishim një të keqe: nuk do kish më kush të mburrej këtu, me ata (dmth me ne) atje… e ky do ish edhe fund i mburrjes…
…se neve këtu, veç kjo na ka mbetur, të mburremi me ata atje, ndërkohë që nuk prodhojmë, formojmë, përgatisim dot më këtu, as yje, as talente e as vlera… se s’ka pothuaj më fare fidanishte… e se dhe ato që ishin u çdukën… a u ndukën keqas nga injorancat qeveritare a pseudoakademike…
…andaj ju lutem mjaft… me mburrje se gjithë ç’mburremi me Atje, na i formojnë, zhvillojnë, rrisin, po ata Atje…
…e ne këtu na mbetet veç mburrja me punën e të tjerëve atje, për çvillimin (kam qejf ta them si rilindas) e fisnikërimin më tej të gjakut e gjakut të gjakut tonë atje…
…se vetë kemi harruar e as kemi mësuar rishtas të prodhojmë… as futbollistë, e as artistë, as shkencëtarë… e lere pastaj heronj tamam prej vërteti si dikur… të gjithë këta së paku për këtu… pa lere pastaj më për atje…
…ah edhe një gjë… për ta ulur edhe ca bishtin… bota ka kohë që është bërë aq globale e lëvizja e njerëzve e me ta dhe e vlerave njerëzore e shkollimeve, aq qarkulluese, saqë nuk ka vend të botës, i madh po e po, por edhe sado i vogël qoftë, që të mos ketë në Amerikë a Europën e zhvilluar, me qindra në mos me mijra talente, yje, të famshëm me origjinë nga trualli a gjaku i vet… e këtu po ta shohim pastaj si përqindje në krahasim me ne… nuk i dihet se mos na dalin jo mirë hesapet… doemos me hak… se gjysmë shekull izolim, prapambetje… e tash 35 vjet degradim arsimi e kulture… bëhet gati një shekull … e kuptohet…
…ndonëse jo për ngushëllim, por se kështu është, por gjakun e origjinën nuk i kemi aspak ndryshe e as më poshtë nga ata të tjerët, ata më të zhvilluarit u a kam fjalën… por trurin… trurin… atë ka kohë që nuk e kemi më në vend… joooo…